Futboll Seria A Sport

NUK KA SHËNUAR ENDE/ S’mjaftojnë 30 milionë euro, zbulohet klauzola speciale e CR7

100 milionë euro për kartonin e lojtarit më të fortë në botë, plus 7 në komisione. 30 të tjerë, Juventus do t’i derdhë në llogarinë e Cristiano Ronaldo-s çdo vit të kontratës së tij. Por ylli portugez do të fitojë akoma më shumë nëse do të arrijë një objektiv të veçantë.

Lajmi vjen nga Spanja, ku janë të sigurt se në kontratën e CR7 me bardhezinjtë është përfshirë një klauzolë në lidhje me golat që ish-ylli i Real Madrid do të shënojë.

Sipas “Don Balon”, nëse Ronaldo do ta mbyllë sezonin me një mesatare prej një goli për ndeshje, do të aktivizonte klauzolën speciale, që do të dërgonte në xhepat e tij 5 milionë euro të tjerë.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë është akoma në kërkim të golit të parë në kampionatin italian dhe do të kërkojë të zhbllokohet sot kundër Sassuolo-s.

Related posts

TEUTA “MBUSH” INFERMIERINË/ Shkon në 5 numri i futbollistëve të dëmtuarve

Delo.autor

Van Dijk: Liverpooli është gati për “ndeshjen e jetës”…

Sadik.Autor

Kukësi drejt Sllovenisë, ja lojtarët që merr me vete trajneri Pacult

Sadik.Autor

Leave a Comment