Futboll Premier League Sport

Habia më e madhe në ANGLI/ Futbollisti luan PA STEMËN e klubit në fanellë

Gjithçka mund të thuhet, por sezoni i Tottenham nuk ka nisur shumë mirë. Dakord, dy ndeshjet e para u fituan, por më pas erdhën problemet, e kushtëzuar edhe nga merkato totalisht pa lëvizje e londinezëve, që nuk bënë asnjë blerje dhe nuk shitën asnjë futbollist.

Në fillim vonesa në përurimin e stadiumit të ri “White Hart Lane”, që i ka detyruar të besuarit e Pochettino të vazhdojnë qëndrimin në “Wembley”, më pas humbja “e shëmtuar” kundër Liverpool, që vendos menjëherë kufirin për titullin kampion në këtë sezon.

Por ndeshja kundër “të kuqve”, ka prezantuar edhe një anomali të vërtetë, të përfshirë në mister. Tifozëve nuk u ka shpëtuar fakti se Toby Alderweireld, ka pasur një fanellë ku mungonte stema e klubit të Tottenham.

No badge appears to be on Toby Alderweireld’s shirt

Tifozët e “spurs” kanë nisur menjëherë të bëjnë pyetje në “web”, ndërsa rrjetet sociale kanë nxituar të gjejnë arsyen, që ende nuk ka marrë një shpjegim të mirëfilltë.

Thjesht një harresë? Si ka mundësi që futbollisti, stafi dhe shokët e tij nuk e vunë re? Përse, vetëm një fanellë e Alderweireld ishte në çantën e magazinierit? Përse nuk shkoi në një dyqan ta blinte?

Related posts

Liverpool parakalon Real Madridin, ofertë 65-milionëshe për portierin Alisson

Isa.Autor

JO VETËM RONALDO/ I biri po mahnit Italinë me gola SPEKTAKOLAR (VIDEO)

Isa.Autor

SYNON PËRFORCIME NË EKIP/ Manchester United hedh sytë tek Milan, kërkon “rrëmbejë” yllin…

Delo.autor

Leave a Comment