Futboll La Liga Sport

Habit Simeone: Nuk do e merrja kurrë DJALIN TIM te Atletico Madrid sepse…

Giovanni Simeone është një ndër xhevahirët e Serisë A, i cili ka bërë një fillim mbresëlënës në Itali te Fiorentina. E ardhmja tij duket shumë premtuese, dhe për këtë arsye ka jo pak zëra që do t’i bashkohet Atletico Madrid, ekipit të drejtuar nga babai i tij. Megjithatë, këtyre zëra ka qene vetë Diego Simeone që u ka dhënë fund, duke konfirmuar se Atletico nuk do të ketë kurrë “dy Simeone”.

Në një prononcim për mediat, 48-vjeçari është shprehur se Giovanni ka gjithçka që kërkon tek një lojtar, por që nuk do donte që ta kishte në ekip, kjo për një arsye shumë të thjeshtë: nuk dëshiron që të ngatërrojë marrëdhënien babë e bir, trajner lojtar.

“Ai është një djalë që ka gjithçka, por për fat të keq unë kurrë nuk do ta kem në skuadrën time. “Unë nuk dua të them kurrë, por është shumë e vështirë të kesh fëmijë në dhomën e veshjes, si për të ashtu edhe për marrëdhënien. Nëse në pesë ose gjashtë vjet ai bëhet një figurë shumë e rëndësishme, do të flasim për një tjetër situatë. “Ndoshta në ditën që unë nuk do të jem tek Atletico Madrid, ai do të luajë për këtë skuadër”, u shpreh Simeone.

Related posts

MBAPPE NË RUSI? Trajneri i Rubin Kazan tenton “çmendurinë”: Do e merrja në ekip, është më i miri

Delo.autor

BOTËRORI/ Luis Enrique “kërcënon dhëndrin”: Nëse feston me shenjën e biberonit do ta dërgoj në tribunë

F.autor

Luftëtari ka mundësinë të barazojë Skënderbeun, ja për çfarë bëhet fjalë

Sadik.Autor

Leave a Comment