Futboll Kategoria Superiore

ZYRTARE/ Shënoi golin e fitores për Tiranën në derbi ndaj “Demave”, ish-sulmuesi “bardheblu” transferohet tek klubi…

Ish-sulmuesi i Tiranës dhe Flamurtarit, Gilberto Fortunato, është  larguar nga Drita e Kosovës, teksa do të vazhdojë karrierën në Indonezi.

Futbollisti 33-vjeçar është zyrtarizuar te skuadra nga Indonezia, Hugang Junajtid. Braziliani largohet kështu nga Europa për të vazhduar karrierën në Azinë e largët. Gilberto është mjaft i njohur në Shqipëri, pasi ka luajtur për Flamurtarin në vitin 2015 dhe me Tiranën në vitet 2014 dhe 2016.

Braziliani mbahet mend gjatë nga tifozët  bardheblu, pasi me golin e tij në shkurt të vitit 2014, i dha fitoren Tiranës në derbi ndaj Partizanit. Nga ajo kohë Tirana nuk njihte më fitore në derbi, deri sezonin e kaluar, kur triumfuan dy herë ndaj të kuqve.

Related posts

PLAS NË PREMIER/ “Çmendet” Pepe, godet me kokë Alioskin dhe lë “Topçinjtë” me 10 lojtarë (VIDEO)

Delo.autor

Sezon i ri pa RONALDON/ Real Madrid zbulon liderin e ri të skuadrës (FOTO)

Isa.Autor

FOTO/ Qeshni me lot! Skedina e ‘dëshpërimit, kur do të fitosh me ‘dhunë’

Q.Autor

Leave a Comment