Futboll Seria A Sport

Harroni MESSIN dhe RONALDON/ Më i miri në botë luan tek MILANI

Gennaro Gattuso, trajneri i Milan, ka folur në prag të ndeshjes së të dielës kundër Atalanta-s. “Këtë vit kemi shumë mundësi për të bërë rotacion. Në këtë moment, Bakayoko, Borini, Castillejo mund të luajnë nga minuta e parë, janë shumë profesionistë”, ka thënë tekniku kuqezi.

“Caldara titullar? Pse jo? Ka luajtur mirë në Europa League. Higuain? Bën mirë që kthehet mbrapa për të ndihmuar ekipin, por unë dua të lëvizë në 16 metrat e fundit. Më vendimtar se Ronaldo? Unë punoj me Higuain dhe në këtë moment është më i miri në botë, sipas mendimit tim”.

“Ne duhet ta shfrytëzojmë në maksimum, është një kampion që është vënë në dispozicion të skuadrës. Bakayoko? Ka luajtur mirë në Europa League, por pres që të depërtojë më shpesh në zonën e kundërshtarit. Suso? Duhet ta sulmojmë më shumë portën”, ka përfunduar Gattuso.

Related posts

ZBULON NJË PRAPASKENË ME YLLIN ALACANTARA/ Ferdinand: Donte të vinte tek Manchester United, por zgjodhën…

Delo.autor

MILAN-FIORENTINA/ “Kuqezinjtë” me shumë mungesa në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“NGA AMERIKA DHE AUSTRALIA”/ Tifozat Kuq e Zi: Kemi 21 vite që punojmë, tifozët dhe lojtarët u bënë një në Euro 2024

F.autor

Leave a Comment