Futboll Seria A Sport

MILAN KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ “Kuqezinjtë” nisin kontaktet për talentin e Barcelonës…

Milani ndjek me kujdes Zhunior Firpo, anësorin e majtë të Barcelonës i cili nuk ndodhet në planet e katalanasve dhe mund të largohet që në janar.

Sipas “TuttoMercatoWeb”, klubi kuqezi ka avancuar me kontaktet me klubin blaugrana për të mbyllur këtë operacion merkatoje.

Objektivi i drejtuesve kuqezinj është t’a mbyllin si tratativë për lojtarin nga Republika Domenikane por i neutralizuar si spanjoll.

Në ditët e mëparshme informacione për Zhunior Firpon kishte marrë dhe Napoli, por kontaktet u ndaluan pas një sondazhi të kryer pasi operacioni në hyrje do të ishte një largim i mundshëm i njërit midis Gulam ose Malkui, lojtarë që për momentin nuk kanë ndonjë ofertë konkrete.

Firpo me Barcelonën këtë sezon është aktivizuar në total midis kampionatit, Superkupës së Spanjës dhe Champions-it 10 herë ku ka arritur të dhurojë dhe një asist.

Related posts

Pas humbjes turpëruese nga Franca, Bonucci befason me deklaratën e tij

Sadik.Autor

Lajm i mirë për tifozët e Chelsea, Dzeko i thotë “PO” Contes

Q.Autor

ZYRTARE/ Bayern rinovon me sulmuesin, kontratë deri në vitin 2029

F.autor

Leave a Comment