Futboll Sport

Historia e çuditshme/ Vllaznia si “oaz”, braziliani shijon golat e parë të karrierës

Silvio Rodrigues Pereira Junior ishte një nga afrimet e Vllaznisë në merkaton e verës. Braziliani erdhi në rolin e sulmuesit, por u afrua me shumë pikëpyetje. Arsyeja? E thjeshtë, Silvio vinte si personi që do t’i zgjidhte hallet e Vllaznisë në sulm dhe do të ishte “njeriu gol”, por nuk kishte shënuar asnjë gol në karrierën e tij. E vetmja gjë pozitive dhe që binde në njëfarë mënyre ishte ish-ekipi i tij, ai ka luajtur për Chornomorets-in në Ukrainë.

Skeptikë ishin të gjithë, të gjithë e shprehën, ndonjëherë goja flet para mendjes, por lojtari po na bind në çdo ndeshje të kundërtën. Ai ka luajtur dy sfida me Vllazninë dhe ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë dy herë. Fillimisht ishte njeriu që i dha fitoren skuadrës shkodrane kundër Korabit, pasi shënoi golin e fitores në minutën e 73′, kur takimi ishte mbërthyer në shifrat 1-1.

Ai luajti një rol kryesor dhe në takimin kundër Burrelit në Kupën e Shqipërisë. Braziliani arriti të shënonte golin e dytë në dy ndeshje të luajtura me fanellën kuqeblu. Askush si ai deri tani, por kampionati sapo ka nisur dhe nuk mund të përcakohet ende asgjë. Silvio mund të jetë një lëvizje shumë e goditur, ose mund të humbasë rrugës. Ai mund të japë dorën e tij për rikthimin në elitë. Shkodra ka dy sulmues në kombëtare si Bekim Balaj dhe Sindrit Guri, por duket se nuk është e aftë të nxjerrë një sulmues për ekipin e Vllaznisë.

Related posts

DISFATA NË “EL CLASICO”/ Koeman nuk rrezikon akoma, vetëm një gjë do të ishte fatale për holandezin

Delo.autor

ZYRTARE/ Qeveria e futbollit anulon ndeshjet eliminatore të Botërorit “Katar 2022” në muajin mars, ja arsyeja…

Delo.autor

PAMJE TË RËNDA/ Gjyqtari anësor goditet me shishe gjatë ndeshjes (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment