Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Ramsey ka kryer vizitat mjekësore për Juventusit, ja detajet e kontratës

Aaron Ramsey do i japë fund në qershor karrierës si futbollist i Arsenal, për t’u larguar drejt Juventusit si lojtar i lirë. Për të kompletuar këtë kalim marrëveshja dhe detajet e kontratës do të kryhen që tani.

Në Itali kanë zbuluar se mesfushori ka kryer vizitat mjekësore në një klinikë në Londër (një model që Juventus e ka ndjekur edhe më parë) dhe do mbërrijë në Torino për të firmosur kontratën pas ndeshjes së kupës së Italisë që zhvillohet këtë të mërkurë kundër Bolognas. Sipas planeve të zbuluara uellsiani do udhëtojë ditën e diel drejt Italisë.

Për lojtarin është gati një kontratë 5-vjeçare me pagë 7.5 milionë euro në sezon. Shumë të cilën Arsenal nuk arriti të ia sigurojë. Në total, ky operacion do i kushtojë 40 milionë euro kampionëve të Italisë, duke qenë se në kontratë do ketë përfitime të tjera për lojtarin në formën e bonuseve.

Related posts

BAYERN-MUNICH-BIELEFELD/ Nagelsmann: Nëse nuk fitojmë rrezikojmë të humbasim vendin e parë

Delo.autor

PUBLIKON PAMJET/ Mourinho kundër gjyqtarëve: Dikush duhet të përsëriste penalltinë e tij, e dikush tjetër jo

Delo.autor

E BUJSHME/ Inzagi drejt largimit, De Biazi në listën e KLUBIT TË SHQIPONJAVE

Isa.Autor

Leave a Comment