Futboll La Liga Sport

HUMBJA E THELLË ME SEVILIAN/ Flet Lopetegui: Lojtarët nuk e dhanë maksimumin

Sevilla u tregua superiore të mërkurën mbrëma, duke e mposhtur Real Madridin me rezultat 3-0, ku pas ndeshjes trajneri i Realit tha se lojtarët nuk punuan shumë gjatë ndeshjes.

Kjo ishte një ndeshje të cilën e  humbi kampioni i Evropës, para se të përballet me rivalin lokal, Atletico Madridin, të dielën në kuadër të La Ligas, transmeton Gazeta Express.

“E kishim idenë për të luftuar më shumë dhe ne nuk e bëmë këtë siç dëshironim”, tha trajneri spanjoll pas ndeshjes.

“Sevilla ishte superiore”.

“Marcelo duket se ka një thyerje, por duhet të presim”, tha Lopetegui për mbrojtësin brazilian, i cili pësoi një lëndim gjatë ndeshjes.

“Në ligë këto gjëra ndodhin, por ajo që do të bëjmë është përgatitja në maksimum për ndeshjen e ardhshme”.

 

Related posts

KRIJIMI I EUROPEAN SUPER LEAGUE/ Valdano: Angelli tradhtoi 200 klube, lufta u fitua nga tifozët e Anglisë

Delo.autor

SFIDA FINALE NDAJ ITALISË PËR “EURO 2020″/ Kërkesa unike e tifozëve të Anglisë, 300 mijë firma për…

Delo.autor

Insigne i lumtur: Nuk e prisja. Ancelotti, goditje e madhe për Napolin

Sadik.Autor

Leave a Comment