Bundesliga Futboll Sport

PLAS NË GJERMANI/ Protestat në “Bundesligë” në kaos. Ja kush janë motivet

Bundesliga në mesjavë? E bukur, me gola dhe rezultate surprizë, si barazimi i Bayern Munich ndaj Augsburg, apo fitorja tenistike 7-0 e Dortmundit përballë Nurenberg, ku Marco Reues ka festuar 100 golat në të gjitha kompeticionet… Edhe Leipzig mund Stuttgart, ashtu si “aspirinat” e Leverkusen fitojnë në transfertë me golat e Kevin Volland.

Por, ka një problem të madh. Tifozët! Në Gjermani nuk janë dakord me turin mesjavor. Shumë tifozeri, në këtë javë të 5-të që është luajtur mes të martës dhe të mërkurës, kanë shprehur indinjatën dhe kanë protestuar.

Cili është shkaku? Në fakt, janë tre të tillë.

Në radhë të parë, rritja e çmimit të biletave, që janë duke vazhduar që të prekin shifra të frikshme. Për këtë motiv, disa tifozeri kanë vendosur që të bëjnë një protestë të heshtur në 20 minutat e para.

Një tjetër pikë për t’u diskutuar, ndeshjet mesjavore. Nëse ndeshjet e të martës dhe të mërkurës mund të konsiderohen si normale, e hëna në mbrëmje është bërë e padurueshme.

Figura e shëmtuar e Gjermanisë në Botërorin në Rusi ka futur në një qorrsokak federatën gjermane, që duhet të bëjë çmos për të marrë organizimin e Euro 2024.

Pritet vendimi final, që mund të ndikojë edhe në zgjedhje të brendshme. Duke nisur nga stadiumet.

Teksa, java u mbyll sërish, me gola dhe shumë emocione. Por, tifozët ishin kryefjala.

Related posts

DISIPLINA ME DORË “TË HEKURT”/ “Burgosen” Telushi dhe Gega, Hetim për incidentin Batha-Radas

Delo.autor

PRAGSFIDA ME PARTIZANIN/ Dëmtimet mbeten “armiku numër 1” i bardhebluve

F.autor

Real Madrid dhe Barcelona në “luftë” të ashpër për portierin e Athletic Bilbao

Q.Autor

Leave a Comment