Futboll Premier League Sport

I KAM GJUNJËT “FLAKË”/ Hazard sqaron tifozët: Nuk do ta bëj më kurrë një gjë të tillë

Eden Hazard nuk po ndalet së shënuari gola, e megjithatë tifozët e Chelsea-s janë të shqetësuar për një fakt: futbollisti ka ndryshuar mënyrën e tij të festuarit.

Belgu rrëshqiste me gjunjë në fund të fushës drejt tifozëve, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ditëve të fundit, dhe as në golin e shënuar pasditen e së shtunës kundër Liverpool. Për të mos u lënë vend keqkuptimeve, 27-vjeçari ka zgjedhur që t’i tregojë vetë motivet duke thënë se një festë e tillë ka sjellë pasoja negative tek gjunjët e tij.

“S’duhet ta bëja më një gjë të tillë. Gjunjët e mi janë “flakë”. Nuk do ketë më një festim të tillë”, u shpreh ai në një intervistë dhënë për kanalin zyrtar të klubit.

Hazard është shndërruar në një makinë golash këtë sezon. Ai u transferua në Londër në 2012 dhe numëron 213 ndeshjen me fanellën e “bluve” ku dhe ka shënuar plot 74 herë.

Related posts

SARRI MERR LAJMIN E MIRË/ Rikthehet në stërvitje pas operacionit në gju mesfushori… (FOTO)

Delo.autor

ANGJENTI UDHËTON DREJT ANGLISË/ Juventus – Manchester United gati shkëmbimin e bujshëm…

Delo.autor

BARAZIM PA GOLA/ “Gjirokastritët” ndahen nga një pikë me Flamurtarin

Delo.autor

Leave a Comment