Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Flamurtari-Kastrioti: Vlonjatët dominojnë të parën, vendosin Bushiç e Torasa (VIDEO)

Flamurtari dhe Kastrioti luajnë ditën e sotme në stadiumin “Flamurtari”, ndeshjen e javës së gjashtë. Vlonjatët vijnë nga dy humbje në javët e fundit, dhe do të kërkojnë vetëm 3 pikët ditën e sotme ndaj ekipit të Plorit.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Kastriotit i “iku fitorja nga duart” ndeshjen e fundit ndaj Laçit, dhe pas atij barazimi, krutanët janë në nevojë për pikë, dhe një barazim do të ishte i mirë në fushën e Flamurtarit.

LIVE | Flamurtari-Kastrioti 2-0

GOL: Bushiç 24′, Torasa 38′

KOMENTI LIVE

Mbyllet pjesa e parë. Flamurtari-Kastrioti 2-0

47’ Shehu tenton me kokë që nga 16metra, por goditja e lojtarit të Kastriotit përfundon mbi traun e portës së Koliçit.

45′ 4 minuta shtesë në pjesën e parë

38’ GOOOL Torasa shënon edhe të dytin, pasi shërbehet nga Hyseni në krahun e djathtë. Vetëm me portierin, nuk e ka të vështirë të shënojë.

35’ Faull ndaj Bathës në mesfushë, tjetër karton i verdhë për krutanët. Arbitri ndëshkon Shehun.

32’ Provon me kokë Batha nga brenda zone, por goditja e mesfushorit është e lehtë, dhe nuk shkon drejt portës së Kukës.

30’ Musta kalon në fundore, por ndalet me faull pranë zonës nga Caca.

28′ Karton i verdhë për Çutrën.

24′ GOOOL Bushiç shënon për Flamurtarin, pas një mosmarrëveshje të mbrojtjes krutane.

14’ Përgjigjet nga ana tjetër portieri Kuka, me një pritje fantastike pas goditjes së Bushiçit.

bandicam 2018-09-29 18-55-21-194

10’ Koliçi bën mrekullin. Çutra goditi me kokë brenda zone, pas një harkimi fantastik, por portieri i vlonjatëve bëri një pritje shpëtimtare.

9′ Hidhet në fushën e lojës Deliaj, në vendin e Sirgit të dëmtuar.

bandicam 2018-09-29 18-51-11-526

4’ Kristian Sirgi nuk ia del. Dëmtimi duket i rëndë për rumunin, i cili transportohet me ambulancë menjëherë drejt spitalit, për goditjen në nofull që mori.

1’ Menjëherë probleme për mbrojtësin Sirgi të Flamurtarit, pasi u godit nga Atsina në fytyrë.

1′ Nis ndeshja në Vlorë.

Related posts

“TRAJNERIN PIRLO E QUAJ “MISTER”/ Veterani Buffon: Ju tregoj edhe sa kohë do të luaj futboll

Delo.autor

NUMRI “9” I JUVENTUS ËSHTË NJË TABU/ Në merkaton e janarit “bardhezinjtë” do të hidhen në sulm për…

Delo.autor

Radja Nainggolan e ka zgjedhur skuadrën e re, Roma kërkon 40 milionë Euro

Sadik.Autor

Leave a Comment