Champions League Futboll Sport

I MUNDI LIVERPOOLI/ PSG ka një PROBLEM MADHOR dhe ai quhet…

PSG u mund të martën në Liverpool dhe trajneri Thomas Tuchel e quajti disfatën “jo logjike dhe jo korrekte”, por pakkush është dakord me të. PSG u shfaq sërish si një ekip i brishtë, pa mentalitet fitues dhe mbi të gjitha u duk një skuadër e çekuilibruar, që është e frikshme në disa pozicione dhe e dobët në disa të tjera.

Imazhi i PSG-së në këtë moment është Neymar, i cili në Anfield ishte një figurë dytësore, aq sa thuajse nuk u vu re fare për pjesën më të madhe të sfidës. Lojtari më i shtrenjtë në botë u bë kërcënues vetëm në minutën e 82-të, kur rrëmbeu një pasim të gabuar nga Salah dhe vërshoi drejt zonës kundërshtare, para se të pasonte për Mbappe, i cili shënoi golin e barazimit 2-2. Ishte një nga momentet normale që priten prej një futbollisti klasi, por e vërteta e hidhur është se ai moment ishte kontributi i vetëm i Neymar-it në një ndeshje plot emocione. Shumicën e kohës braziliani u përplas te muri i formuar nga Milner apo Henderson, të cilët nuk është se u frikësuan shumë nga emri i madh përballë, ndërkohë që me topin në këmbë Neymar zakonisht vërtitej në mesfushë, nuk pasonte në kohë dhe shpesh spostohej në krah, në një pozicion ku nuk kërcënonte askënd.

Neymar është një talent i madh, kjo nuk diskutohet, por ai nuk po lulëzon te PSG. Ai duket i mërzitur, aspak i interesuar. Mbështetësit e tij do të kundërshtojnë, duke treguar 4 golat e tij në 4 ndeshje kampionati këtë sezon, pas 19 golash në 20 ndeshje sezonin e shkuar, por e vërteta është se Neymar për PSG është si operacioni Ronaldo për Juventus-in: klubet kanë hedhur miliona për të bërë diferencën në Champions, jo në kampionat.

Jemi në shtator, ishte vetëm ndeshja e parë e grupit dhe PSG mund ta fitojë atë, ashtu si mund të triumfojë edhe në Champions, me Neymar, Cavani e Mbappe, por mbrojtja e kampionëve të Francës nuk ofron asnjë garanci dhe ndoshta golat e sulmit nuk do mjaftojnë kurrë. Te Barcelona ishte ndryshe, Neymar e dinte që luante në një ekip të kompletuar, ndërsa te PSG ai duket një stoli e tepruar dhe tepër e shtrenjtë.

Motivimi është problemi kryesor, sepse nëse Mbappe është i ri dhe po shfrytëzon çdo mundësi për të treguar sa vlen, Neymar e ka kryer me kohë atë rrugëtim dhe ndoshta vetëdija se po luan për një ekip të pafuqishëm për të fituar Champions League po e lodh edhe psikologjikisht. Edhe kontributi i tij në aspektin mbrojtës është inekzistent, ndërkohë që te PSG presin gjithçka prej tij, ndryshe nga koha kur ishte te Barcelona, kur teprimi me mbajtjen e topit apo kontributi i paktë në fazën mbrojtëse kompensohej nga një skuadër fantastike.

Lojtarët e mëdhenj kanë nevojë për sfida të reja, për rivalitet të egër, nga kundërshtarët dhe shokët e ekipit, por kjo nuk po ndodh me Neymar në Paris. Ndoshta i duhet të kthehet në Spanjë apo të shkojë në Angli, ku të ketë nevojë të tregojë sa vlen çdo javë, ndërsa në Francë do të mbetet gjithnjë në hijen e gjigantëve, të paktën për sa kohë Messi e Ronaldo janë në majë, apo dikush tjetër do t’i pasojë.

Related posts

22 GOLA NË 28 NDESHJE/ Genoa në kërkim të një sulmuesi, ndiqet me interes futbollisti shqiptar

Delo.autor

MERKATO E “ÇMENDUR”/ Kushon 117 milionë euro, Manchester City është afër blerjes rekord. Ja emri…

Delo.autor

NJË “MAKINERI” QË NUK NDALET/ Ja sa janë fitimet vjetore të Liverpool

Delo.autor

Leave a Comment