Futboll Ligue 1 Sport

“KJO HISTORI VAZHDON PREJ DY VITESH”/ Leonardo sulmon Real Madrid: Nuk mund të vazhdojë të sillet kështu

Në një intervistë të dhënë për El Debate, Florentino Perez ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me një transferim të mundshëm të Kylian Mbappe te Real.

Një deklaratë që numri një i Los Blancos është munduar ta shpjegojë pak më mbrapa, por pa arritur të bindë PSG-në, që është kundërpërgjigjur me Leaonrdo-n:

“Perez vazhdon të tregojë mungesë respekti kundrejt PSG-së dhe Kylian. Në të njëjtën javë, një lojtar i Real Madrid (Karim Benzema), më pas trajneri i Real Madrid (Carlo Ancelotti) dhe tani presidenti i Real Madrid kanë folur për Kylian si të ishtenjë lojtar i Real-it”, ka thënë Leonardo për L’Equipe.

“E përsëris: është një mungesë respekti që nuk mund të tolerohet. Kjo histori vazhdon prej dy vitesh. Kujtoj se merkato është e mbyllur, se po zhvillohet një sezon dhe Real-i nuk mund të vazhdojë të sillet kështu. Duhet të ndalen! Kylian është një lojtar i Paris Saint-Germain dhe klubi do që të vazhdojë të jetë i tillë”.

Related posts

‘Operacioni fshesa’ te Arsenal, sulmuesi një hap larg Evertonit

Q.Autor

REAL MADRID-HUESCA/ “Los Blancos” barazon shifrat, shënon Isco

Delo.autor

INTER BIE “SAN SIRO”/ Conte nuk kursen njeri pas humbjes me Bolognan

Delo.autor

Leave a Comment