Futboll Seria A Sport

I pafuqishëm përballë JUVES dhe RONALDOS, mediat nuk e lënë HYSAJN rehat

Ka qenë mbrëmje për t’u harruar ajo e djeshmja për Elseid Hysajn dhe Napolin. Fitorja bindëse e Juventusit ndaj të kaltërve ka shtuar presionin ndaj skuadrës dhe teknikut Carlo Ancelotti. “Partenopei” kaluan të parët në avantazh, nuk i rezistuan dot presionit të bardhezinjve. Hysaj e vuajti gjatë gjithë mbrëmjes përballjen me Ronaldon dhe portugezi doli i fituar në të gjitha rastet ndaj anësorit shqiptar.

Mediat italiane e kanë vlerësuar si lojtarin më pak rezultativ të ndeshjes, duke theksuar se 24-vjeçari nuk bën një punë të mirë në prapavijë.

Pretendimet e Napolit për të fituar kampionatin po lëkunden seriozisht pasi fitores së radhës së kampionëve në fuqi të Italisë.

Related posts

I BURGOSUR NGA VLERA E KARTONIT/ Napoli luan “PISËT” me fatin e Elseid Hysajt!

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË FRANCË/ Ylli shqiptar zgjidhet ndër 11 lojtarët më të mirë në…

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN GJERMAN/ Valdet Rama shënon dhe i jep fitoren ekipit të tij (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment