Futboll Sport

IBRA “sulmon” ish-mesfushorin e Romës: I duket vetja FILOZOF, LIGJIN E BËJ UNË

Zllatan Ibrahimoviç është nga ata që dinë të prodhojnë lajm. Suedezi njihet për egon e tij të jashtëzakonshme dhe këtë e shfaq edhe në konferencën e përfundimit të ndeshjes mes Torontos dhe LA Galaksi, takim që përfundoi me rezultatin 5-3 në favor të Torontos.

Majkëll Bradlei pati një debat me tone të ashpra me Ibrahimoviç gjatë lojës dhe shtatlarti nuk mund të rrinte pa komentuar. “Bradleit i duket vetja sikur është ndonjë filozof futbolli. Më duket se ai harron se unë kam shënuar më shumë gola sesa ai ka luajtur ndeshje gjithë karrierën e tij. Ligjin e bëj unë këtu”, ishte mesazh i qartë i 36 vjeçarit.Gjatë këtij takimi Ibrahimoviç shënoi një gol spektakolar me veprim akrobatik, që përkonte me golin e tij të 500 në karrierë.

Related posts

VDEKJA E KOBE BRYANT/ LeBrom James “shpërthen” në lot për legjendën e basketbollit (VIDEO)

Delo.autor

E VEÇANTË/ Luan kundër INTERIT, por ka një TATUAZH të Marco Materazzit

Isa.Autor

YLLI SADIKU U BË BABA PËR HERË TË PARË/ Historia e pazakontë e dashurisë me dentisten që e njohu në “Facebook”

Delo.autor

Leave a Comment