Futboll Premier League Sport

ANGLEZ I “THUR” ELOZHE SPANJOLLIT/ “De Gea është Messi i portierëve”

Ylli i Manchester United, David De Gea, është Lionel Messi i portierëve, sipas homologut të Watford, Ben Foster. De Gea, i konsideruar si një nga portierët më të mirë në botë, pati një tjetër performancë mbresëlënëse për “Djajtë e Kuq”, kur këta të fundit mundën 2-1 Watford në Premier League, të shtunën.

Spanjolli, i cili u kritikua për paraqitjet e tij në Kupën e Botës, bëri një pritje mahnitëse, duke i mohuar një gol të sigurtë Christian Kabasele. Ish-portieri i Manchester United, Foster, i cili u largua nga “Old Trafford” në vitin 2010, e krahasoi De Gea me superstarin e Barcelonës dhe pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, Leo Messi.

“Ai është Messi i portierëve. De Gea ka qenë portieri më i mirë në botë për vite, – tha Foster. – Ai është absolutisht i shkëlqyeshëm tani. Disa nga pritjet që ai bën në momente vërtet kritike të lënë pa frymë. De Gea ka menaxhimin e lojës dhe çka duhet të bëjë në çdo kohë të caktuar”.

Related posts

HUMBËN DERBIN/ Ultrasit e MILANIT kundër klubit dhe lojtarëve: Të gjithëve t’iu vijë turp!

Isa.Autor

LIVE/ Chelsea-Slavia Prague, Pedro kalon “Blutë e Londrës” në avantazh

Delo.autor

Trajneri GEGA nuk ndalet as në ditën e derbit, Partizani zbret në fushë para supersfidës

Isa.Autor

Leave a Comment