Futboll La Liga Sport

Ish-lojtari i Barcelonës/ REALI është më I RREZIKSHËM pa RONALDON, sepse…

Dani Alves do të jetë një nga mungesat e mëdha të kësaj premiere të Champions-it. Lojtari i PSG pothuajse është rikuperuar nga dëmtimi, që e la atë jashtë Kampionatit Botëror, por nuk do të jetë në transfertën e mbrëmjes së sotme kundër Liverpool.

Kjo nuk e ndalon ish-mbrojtësin e Barcelonës që për “Marca” të paraqesë situatën në klubin aktual, pas ardhjes së trajnerit Tuchel, dhe peizazhin e Real Madridit me largimin e Cristiano Ronaldos. Alves beson se këtë herë PSG është gati për të bërë hapin përfundimtar:

“Në Champions situata është më e komplikuar, keni nevojë për gjëra të ndryshme, për një frymë tjetër. Këtë sezon kam ndjenja të mira, gjërat po përmirësohen këtu dhe skuadra po bën mirë. Ka gjëra që po ndryshojnë dhe njerëzit po kuptojnë pak e nga pak se çfarë ndodh në këtë kompeticion”.

Anësori brazilian pret të rikthehet në veprim, pasi humbi edhe Botërorin e Rusisë: “Tani jam mirë. Ky ishte momenti më i vështirë i karrierës sime, por edhe më sfiduesi. Kam 20 vite që luaj futboll dhe asnjëherë nuk më ka ndodhur diçka e ngjashme. Ishte periudhë e dhimbshme, sepse kam humbur gjëra të rëndësishme. Ndoshta jeta është duke më testuar mua, ndaj do të përpiqem të përgjigjem, siç kam bërë gjithmonë. Dua të kthehem edhe më i fortë”.

Al Khelaifi, presidenti i PSG, ka zgjedhur një trajner tepër të përpiktë dhe të kërkuar në treg, si Tuchel: “Unë e dua, ka një frymë të mahnitshme, ka ndryshuar shumë gjëra këtu në nivelin e shpirtit dhe mentalitetit të ekipit. Kam ndjenja të mira për këtë sezon. Natyrisht, kemi një sfidë të madhe përpara, duhet të tregojmë forcën tonë të vërtetë”.

Real Madridi është “bisha e zezë” veçantë e Dani Alves. Ai u mposht kundër të bardhëve në finalen e Ligës së Kampionëve, kur luante me Juventusin, ashtu si sezonin e kaluar me PSG-në, në raundin e dytë. Lojtari është optimist për një duel të ri, por jo për shkak të largimit të Cristiano Ronaldos:

“Unë gjykoj se, krejt në kundërshtim me atë që të gjithë mendojnë, Real Madrid është më skuadër pa Cristianon. Tani është pak më e vështirë të përballesh me Real Madridin se sa më parë. Edhe më përpara ishte e komplikuar ndaj këtij kundërshtari, por fokusoheshim më shumë te Ronaldo, sepse tek ai përqendrohej sulmi i Real Madridit. Tani është pak më e rrezikshme, të paktën për shkak të asaj se si e shoh unë futbollin. Natyrisht, Cristiano Ronaldo është një humbje e madhe, por Real Madridi mbetet Real Madridi”.

Related posts

KAOS TEK REALI/ Njëri prej më të mirëve në pozicionin e tij, trajneri i tregon stolin

Isa.Autor

TEUTA-APOLONIA/ Pasi Bregu harkon nga goditja e kënidt, kapiteni Arapi ndëshkon me kokë “Fierakët (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Messi qëndron në Barcelonë, gati kontrata e re që do ta mbajë përgjithmonë “Jashtëtokësorin”

Delo.autor

Leave a Comment