Futboll Kombëtarja Sport

Ish-lojtari i Lushnjës i shënon Steauas në Rumani, feston edhe me shqiponjë

I transferuar këtë verë në Rumani, tek skuadra e Botosanit, ish-mesfushori i Lushnjës, Enriko Papa, ka shënuar edhe golin e parë, pikërisht ndaj Steauas së Bukureshtit. Ndeshja ishte në shifrat 2-0 për vendasit, ndërkohë që Papa ngushtoi shifrat në 2-1.

Ai shënoi pas një harkimi nga një goditje dënimi në të majtë të zonës, dhe me kokë, pa e parë fare portën, ia doli të tundte rrjetën. Pas golit, ai bëri edhe festimin, tashmë të kthyer në një traditë për shqiptarët, atë me shqiponjën dykrenare.

Related posts

LIVE/ Napoli-Inter, Ruiz thellon shifrat për vendasit

Delo.autor

U DËMTUA RËNDË/ Nainggolan jep lajmin e papritur për tifozët e INTERIT

Isa.Autor

NISIN VËSHTIRËSITË E PARA PAS RINOVIMIT/ Solskjaer deklaron: Ja çfarë kemi nevojë për sfidën ndaj…

Delo.autor

Leave a Comment