Futboll Seria A Sport

Mandzukic FLET HAPUR/ Kjo është ajo që më PËLQEN nga JUVENTUSI…

Përsëri Cristiano Ronaldo nuk ka shënuar në kampionatin italian dhe në këtë moment kritikat kundrejt tij nuk mungojnë. Megjithatë, nuk duhet të harrohet një e dhënë interesante: sezonin e kaluar, bashkë me Benzema, ai kishte realizuar vetëm dy gola deri në muajin nëntor.

Të gjithë janë në pritje të portugezit, por është Manduzkic ai që po mendon të shënojë golat me peshë. Me dy realizime në tri ndeshje, kroati ka konfirmuar momentin e tij shumë të mirë forme, duke ndihmuar “Zonjën” të fitojë gjashtë pikë të rëndësishme.

Për Allegri-n është një lojtar i pazëvendësueshëm dhe statistikat i japin të drejtë: sa herë që numri 17 i bardhezinjve shënon një gol në Serinë A, Juventus diton. Këtë e ka konfirmuar edhe ndeshja e fundit me Parma-n.

Kroati ka shprehur gëzimin e tij në Instagram, duke postuar një fotografi të grupit të Juventus me mesazhin: “E adhuroj mentalitetin fitues të këtij ekipi. Të vazhdojmë kështu!”. Gjithmonë dhe më shumë lider, gjithmonë dhe më shumë vendimtar. ky është Mario Mandzukic, ai që bën të bukur “Zonjën e Vjetër”.

Related posts

Në Europë apo jo? Milani në pritje të vendimit të sotëm nga CAS-i

Isa.Autor

DANIMARKË-ZVICËR/ Granit Xhaka dhe Mehmedi nisin titullar (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ Ylli i Real Madrid njofton largimin nga kombëtarja, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment