Futboll Seria A Sport

ITALIA NË ALARM/ Mancini sfidon klubet e Serie A për të rinjtë dhe ironizon “Super Mario”

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka sfiduar klubet e Serie A për t’i dhënë një shans talenteve të rinj italian. Të kaltrit debutojnë në Ligën e Kombeve me ndeshjet kundër Polonisë dhe Portugalisë gjatë shtatë ditëve të ardhshme – ndeshjet e tyre të para të epokës së Mancini-t dhe që nga dështimi poshtërues për të arritur në Kupën e Botës “Rusi 2018”. Në këtë mënyrë ka etje për gjeneratën e ardhshme që të ketë sukses, pasi është një nga peshat e rënda të futbollit botëror, por Mancini është i shqetësuar se emrat më të mëdhenj në Serie A nuk po u japin rëndësi të rinjve.

“Nuk më kujtohet koha kur luanin aq shumë italianë”, tha ish-trajneri i Interit dhe Manchester City. “Disa lojtarë të rinj që janë në stol janë më mirë se disa nga lojtarët e huaj që po luajnë rregullisht. Në ekipet kombëtare të të rinjve ka shumë të rinj të rëndësishëm dhe një 19-vjeçar i mirë duhet të luajë në Serie A. Në vende të tjera, lojtarët e rinj luajnë. Ata kanë guximin t’i fusin në fushë. Ne duhet të gjejmë kurajën për t’i aktivizuar ata dhe le të shpresojmë se atyre do t’u jepet më shumë hapësirë me kalimin e kohës”, vazhdoi ai.

Në anën tjetër të spektrit të moshës, Mancini po refuzon të përjashtojë një kthim në kombëtare për Daniele De Rossi. Ylli i Paris Saint-Germain, Marco Verratti mbetet i lënë anash me dëmtimin e fundit të tij, ndërsa Roberto Gagliardini, Bryan Cristante dhe Lorenzo Pellegrini kanë luftuar për kohë të rregullt të lojës në nivel klubi deri tani këtë sezon. “Unë kam folur me të për këtë dhe ai është në dispozicion”, tha Mancini për De Rossi-n. “Ai e di se ai mund të thirret në çdo moment për të luajtur një ndeshje vendimtare. E njëjta gjë vlen edhe për Gianluigi Buffon dhe të gjithë ata që luajnë akoma – edhe nëse fokusi ynë është tek ata që do të jenë me ne vitin e ardhshëm”, shtoi ai.

Një tjetër emër i madh është Mario Balotelli, i cili rinënshkroi me Nice pasi u diskutua se do të kalonte te Marseille. “A ka humbur peshë? Po, tetë ose nëntë gramë”, tha Mancini me shaka, para se të shtonte se sulmuesi duhet të punojë më tepër në stërvitje. “Unë shpresoj që Mario të bëjë mirë në stërvitje, edhe pse është e qartë se ai nuk do të jetë 100 përqind, pasi ka luajtur vetëm një ndeshje deri më tani”.

Related posts

LOJTAR LUKSI PËR SUPERIOREN/ Valdet RAMA vendos të ardhmen

F.autor

INTER NXJERR NË SHITJE ICARDIN/ Marotta synon dy yjet e La Ligas, ja emrat

Delo.autor

Islanda i përgjigjet Agueros, realizon me anë të Finnbogason (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment