Futboll

Valverde tregon pse Coutinho ishte në bankën rezervë ndaj Eibar

Philippe Coutinho ende nuk ka arritur të përshtatet dhe të sigurojë një vend në skuadrën e parë të Barcelonës
Ylli brazilian, Philippe Coutinho edhe pse i kushtoi Barcelonës 160 milionë euro, ai ende nuk e ka të sigurt një vend në formacionin e parë.

Coutinho ishte edhe në ndeshjen e mbrëmshme në bankën rezervë ndaj Eibar.

Sipas trajnerit Ernesto Valverde, më e rëndësishmja ishte që skuadra të fitonte këtë takim, duke mos menduar për përballjet tjera.

“Coutinho sërish në bankën rezervë? Mendoj se më e mira për skuadrën ishte të fitonte. Coutinho luajti javën e kaluar, Iniesta jo, kështu që luajti këtë javë”, tha Valverde pas fitores 2:0 ndaj Eibar.

Përveç Coutinhos, në bankën rezervë ishte edhe Ousmane Dembele, që verën e kaluar u transferua nga Borussia Dortmund për 110 milionë euro. /

Related posts

GOLEADOR/ Sidrit GURI, gol në sytë e PANUCCIT, Abazaj qëndron në stol (VIDEO)

Isa.Autor

I SHPËTOI VDEKJES/ Ish-portieri i Barcelonës: Në Turqi, mjekët zbuluan një kurë anti-koronavirus!

Delo.autor

E publikojnë pa dashje, zbulohet e ardhmja e sulmuesit të njohur (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment