Futboll Seria A Sport

ITALIA NË KAOS/ Zhorzhinjo i sinqertë: Polakët më “MORËN FRYMËN” në mesfushë

Ai ishte shpëtimtari i Italisë nga pika e bardhë e penalltisë, por e pranon që skuadra nuk bëri një ndeshje të mirë. “Nuk i gjetëm dot linjat e pasimit dhe kjo na e kushtëzoi ndeshjen. Nuk ishim në një ditë të mirë. Po flas për aspektin personal, pasi kisha dy lojtarë pranë që nuk më linin të bëja detyrën dhe të merrja topin për ta pasuar.

Ishte e vështirë sepse më kishin markuar rreptësisht, duke mos më lënë të ‘merrja frymë’. Unë lëvizja që të afroheshin shokët e skuadrës dhe të menaxhonin hapësirat, por nuk e bëmë dot. Ishte e vështirë të dilnim në lojë. Kjo nuk ishte Italia më e mirë, por jemi në rrugën e duhur”, tha Zhorzhinjo.

Related posts

RREGULLOJRA E KUPËS SË SHQIPËRISË/ Ekipi pritës dhe udhëtues do të përcaktohen nëpërmjet…

Delo.autor

I INFEKUAR ME COVID-19/ Ende i pavaksinuar, Bayern mendon t’i presë rrogën titullarit të rëndësishëm (EMRI)

Delo.autor

TRANSFERTAT MAKTH PËR BARCELONËN/ Ja sa pikë kanë lënë “Katalanasit” larg shtëpisë

Delo.autor

Leave a Comment