Futboll Seria A Sport

Galliani: Unë dhe Berluskoni te Monza, efekt të njëjtë si RONALDO në Seria A

“Cristina, dërgoi fotot e lojtarëve të Monzës në Arcore!” Adriano Galliani urdhëron sekretaren historike, ndërsa telefoni nuk jep afat. “Në tri ditët e fundit kam marrë dhjetëra telefonata nga agjentët e lirë, prokuratorët e interesuar për sisteminin e klientëve të tyre”, – thotë Galliani.

Nuk është një botë e futbollit që gumëzhin, por të gjithë janë të tërhequr nga kthimi i mundshëm i Silvio Berlusconit në botën e futbollit. “A e dini se çfarë më thanë dje? Ardhja e mundshme e Silvio dhe Adriano, si duet i sprovuar në futboll, është duke shkaktuar në “Lega Pro” të njëjtin efekt që Cristiano Ronaldo ka gjeneruar në Seria A, – shton më tej ish-shefi ekzekutiv i Milant për BBC.

– Ne e kemi shitur Milanin kohët e fundit. Si njerëz të futbollit kemi humbur shumë, ndaj kemi folur me ish-presidentin për mundësinë e blerjes së një tjetër klubi. Ne tashmë kemi rënë dakord që ekipi i vetëm, që ne mund të drejtojmë, pa fshirë marrëdhënien e veçantë me Milanin, do të ishte Monza.

Berluskoni në muajt e fundit ka refuzuar disa oferta për të blerë ekipe. Ish-presidenti jeton tre kilometra nga Brianteo, unë kam lindur në atë qytet, u rrita dhe fillova karrierën time menaxheriale. Me të vërtetë ndjehemi si Uliksi, i cili kthehet në Itaka”.

Tani Silvio dhe Adriano janë gati të kthehen në udhën e futbollit, me një qëllim ambicioz: t’i japin Seria A një klub, që në 106 vitet e historisë nuk e ka prekur këtë stacion kurrë. “Në ditët e fundit, tundimi është kthyer në një ide operative, – vazhdon Galliani. – Në emër të ish-presidentit kam telefonuar me Nicola Colombo, numri një i Monzës, për të kontrolluar gatishmërinë e tij dhe për të negociuar”.

Marrëveshja po bëhet gjithnjë e më konkrete në orët e fundit, me fillimin e kujdesit të duhur, që është analiza e të dhënave të bilancit. Palët kanë besim në arritjen e kalimit të aksioneve të kompanisë deri në fund të muajit. Silvio Berluskoni do të blejë 70 për qind të aksioneve dhe, nëse dëshiron, do të mbajë detyrën e presidentit të nderit. Adriano Galliani do të jetë drejtor i përgjithshëm dhe Nicola Colombo, i cili do të mbajë 30% të aksioneve, do të vazhdojë të kryejë detyrat si president.

Related posts

ZYRTARE/ I “zë” vendin Vangjelit, lojtari kombëtares pranë kalimit tek klubi i famshëm grek

Isa.Autor

TIRANA DHE “DURRSAKËT NË SEZONIN JUBILAR/ Ndryshon “muzika” për 100-vjetor

Delo.autor

RUSI 2018/ Ja ku do të grumbullohet Gjermania para Kupës së Botës… (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment