Futboll Sport

Jashtë Guardiola/ Ja 3 finalistët për çmimin e trajnerit më të mirë nga FIFA (VIDEO)

Zinedine Zidane, Didier Deschamps dhe Zlatko Dalic janë zgjedhur si tre finalistët për çmimin e trajnerit më të mirë, që FIFA do t’ia dorëzojë fituesit për sezonin 2017-1018. Fituesi do të njoftohet në mbrëmjen-gala, që do të mbahet të hënën, më 24 shtator.

Favoriti i madh është Deschamps, si fitues i Kupës së Botës me Francën. Në këtë kuptim, votuesit kanë dashur të shpërblejnë turneun e madh në Rusi, sepse aty shkëlqeu me Kroacinë e tij Daliç. Zinedine Zidane triumfoi për herë të tretë radhazi në Ligën e Kampionëve, si udhëheqës i “Los Blancos”. Kujtojmë se në edicionin e parë të këtij çmimi, viti 2016, fitues u shpall Claudio Ranieri.

Kanë rënë nga podiumi trajnerët e tjerë, të cilët nënshkruan një sezon të mirë, si Guardiola (fitoi Premier League), Valverde (fitoi La Liga), Allegri (fitoi Seria A), dhe “mundialistë” të tjerë: Cherchesov (trajner i Rusisë), Roberto Martinez (Belgjika) dhe Southgate (Anglia), apo Klopp (finalist i Ligës së Kampionëve) dhe Simeone, fitues i Ligës së Europës.

Related posts

Wenger: Man City s’ka bërë ofertë për Sanchezin, duam t’i mbajmë yjet

Q.Autor

Bakaj: Të shesës një lojtar 30-vjeçar nuk është pak, Kukësi nuk do ta ndjejë mungesën time

Q.Autor

DEKLARATA E BUJSHME/ Drejtuesi i klubit amerikan: Jam optimist që Messi do të luajë me fanellën e Inter…

Delo.autor

Leave a Comment