Futboll Sport

“JASU THESALONIKI”/ Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Mavraj prezantohet tek Arisi

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, është prezantuar këtë të premte  me fanellën e klubt të tij më të ri.

Qëndërmbrojtësi kuqezi do të luajë në Kampionatin Grek me skuadrën e Arisit të Selanikut.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Instagram”, Mërgim Mavraj ka postuar foton me fanellën e tij të re duke përshëndetur në gjuhën greke:

“Jasu Thesaloniki!”(Përshëndetje Selanik!)”, shkruan Mavraj në postimin e tij.

Me zyrtarizimin e Mavrajt tek Arisi numri i shqiptarëve në këtë skuadër do të shkojë në dy pasi më parë ka firmosur dhe mesfushori tjetër i Kombëtares shqiptare Migjen Basha.

Të dy lojtarët shqiptar do të jenë pjesë e rëndësishme e formacionit të Arisit.

Related posts

FRIKA E RENDITJES SË PËRZIER/ Juventus ka vetëm një shans, ja rregullorja e të gjitha kryqëzimeve të mundshme…

Delo.autor

MUNGESA DHE PEZULLIME/ Flick me “dhimbje koke”, Atletico sfidon katalanasit

F.autor

SEZONI I “RILINDJES”/ Sadiku në garë për të vendosur rekord të ri te Malaga

Delo.autor

Leave a Comment