Futboll Sport

JO VETËM NË SHQIPËRI/ Ambulanca nuk ndizet, LOJTARËT e shtyjnë jashtë… (VIDEO)

Tensioni i ndeshjeve më të rëndësishme në Brazil bllokon trafikun, edhe në … fushë. E pabesueshme ajo çfarë ka ndodhur në Rio de Janeiro. Një skenë tragjikomike: gjatë ndeshjes Vasco da Gama-Flamengo një lojtar pëson dëmtim. Ambulanca vjen në drejtim të fushës. Por nisja nuk është aq efektive sa mbërritja.

Ambulanca u ndal, në kuptimin e plotë të fjalës, në mesin e fushës. Makina mbeti e bllokuar, ashtu si dhe ndeshja. Bashkëpunimi mes lojtarëve është mëse i mjaftueshëm për të zgjidhur problemin, duke përdorur “mënyrat e vjetra”. Lojtarët fillojnë e shtyjnë makinën, në mënyrë që të rindizet. Videoja, natyrisht, është bërë tashmë virale.

Episodi në fjalë ka ndodhur në minutën e75-të, kur Bruno Silva përplaset me shokun e tij të ekipit Gustavo. Lojtari përplas kokën dhe nuk mund të ngrihet. Në të tilla raste është e nevojshme ndërhyrja e ambulancës. Pikërisht në këtë moment ndodh e papritura. Dhe pas disa minutave, më në fund, ambulanca arriti ta dërgonte lojtarin në spital.

Related posts

ÇEKI-SHQIPËRI/ Reja përzien kartat, në sulm pritet Manaj dhe Cikalleshi. Ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

CHAMPIONS/ Ekipi i Guardiolës mposht Porto-n me përmbysje, Olympiacos feston në fund

Delo.autor

SKËNDERBEU I TRONDITI TË GJITHË/ Gjoba 1 milion euro mban peng Superioren, ja skuadrat që përfitojnë

Delo.autor

Leave a Comment