Futboll Seria A Sport

INTERI NË “RËNIE TË LIRË”/ Çmimi i Icardit bie përtokë, duke rrezikuar objektivat e…

Mauro Icardi ka dëmtuar shumë Interin me mungesën e tij në fushë dhe për të gjithë frymën e grupit që është krijuar brenda skuadrës, duke rrezikuar objektivat e sezonit.

“La Gazzetta dello Sport” ka analizuar se argjentinasi ka dëmtuar shumë veten e tij dhe vlera në treg për të ka rënë ndjeshëm, po ashtu edhe ofertat dhe interes nga klube të tjera aktualisht thuajse s’ka fare.

Ndonëse në sezonin e kaluar klubi zikaltër i druhej se ndonjë klub jashtë Italie mund të paguante klauzolën prej 110 milionë euro dhe të ia rrëmbenin xhevahirin e tyre.

Ndikim të menjëhershëm pati kriza e dhjetorit, kur u zbulua marrëdhënia e ulët e ish-kapitenit me shokët e skuadrës dhe vlera e tij ra menjëherë në 90 milionë euro. Përpjekjet e Wanda Nara me interesin që gjoja kishte Real Madridi bën që kjo shifër të mos lëvizë për pak kohë, por në muajt e parë të vitit 2019, gazeta italiane shpjegon se vlera ra në 80 milionë.

Kriza e madhe që shpërtheu me zhgradimin si kapiten dhe mungesën e tij të gjatë që nga muaji shkurt ka bërë që vlera e tij thuajse të përgjysmohet dhe tani në treg nuk ka klub që ofron më shumë se 60 milionë euro.

Pavarësisht lajmeve që qarkullojnë për interes nga klube si Real Madrid, Manchester United apo Chelsea, “La Gazzetta” analizon së asgjë konkrete nuk ka në drejtim të 26-vjeçarit, të paktën në këtë moment.

Related posts

KAMPIONATI KOMBËTAR I FUSTALLËS/ Tirana fiton derbin me Partizanin dhe ngre lart trofeun

F.autor

TIRANA-PARTIZANI/ Derbi që premton spektakël, ja një pjesë e koreografisë nga “Fanatics” (VIDEO)

Delo.autor

STATISTIKAT E FRIKSHME/ Këta janë “KANIBALËT” e Europës për 2018

Isa.Autor

Leave a Comment