Futboll Sport

Joachim Low I VENDOSUR/ OZILI ia mbylli vetë derën e Gjermanisë, nuk ka rikthim

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, ka përjashtuar mundësinë që Mesut Ozil të kthehet në ekipin kombëtar. Mesfushori i Arsenalit njoftoi se po largohet nga futbolli ndërkombëtar në korrik, pasi akuzoi presidentin e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), Reinhard Grindel, për diskriminim dhe paaftësi.

Shpërthimi erdhi pasi Ozil ndjeu se ishte goditur padrejtësisht nga kritikat pas takimit të tij të muajit maj me presidentin e diskutueshëm turk, Rexhep Tajip Erdogan. Në deklaratën e tij, lojtari me prejardhje turke tha se “nuk do të jem i disponueshëm për Gjermaninë, ndërkohë që kam këtë ndjenjë të racizmit dhe mosrespektimit”, duke sugjeruar se mund të kthehet nëse ka ndryshime institucionale brenda DFB.

Megjithatë, sipas mendimit të Low, karriera ndërkombëtare e 29-vjeçarit është në fund. “Sipas mendimit tim, Mesut Ozil e ka deklaruar qartë pensionimin e tij dhe e ka mbyllur derën vetë, kështu që një rikthim nuk është më temë për diskutim, – tha trajneri i Gjermanisë për “Sport Bild”, i cili deklaroi javën e kaluar se kishte provuar, por nuk kishte arritur të merrte kontakt me Ozil pas njoftimit të tij, duke pranuar se ishte i zhgënjyer që lojtari e nuk informoi për synimet e tij.

“Mesut nuk më thirri, deri në këtë ditë. Unë u përpoqa ta kontaktoja disa herë gjatë dy javëve të kaluara, nëpërmjet mesazhit me tekst, përmes telefonit. Mesut ka vendosur ta marrë këtë rrugë. Ozili ka qenë lojtari im për nëntë vite, kemi përjetuar shumë gjëra së bashku, pak ulje, por suksese më shumë. Bashkë kemi fituar Kupën e Botës, kjo do të mbetet përgjithmonë. Unë jam ende i mendimit se Mesut ishte një nga lojtarët më të mirë që kishim në Gjermani, në 20, 30 vitet e fundit. Një ditë do të kemi një bisedë, do të kisha dashur që të më informonte personalisht, ndaj u zhgënjeva në fillim”.

Trajneri i 29-vjeçari, Unai Emery, dëshiron që ish-lojtari i kombëtares gjermane të japë më shumë në Londër. Ai bëri 92 paraqitje për ekipin kombëtar, duke shënuar 23 gola dhe duke e ndihmuar Gjermaninë të fitonte Kupën e Botës 2014, në Brazil. Ai u quajt “lojtari i vitit” të kombëtares gjermane në pesë raste. Ndeshja e tij e fundit për Gjermaninë ndodhi në humbjen 2-1 ndaj Koresë së Jugut, që i pa të tijtë të eliminohen në mënyrë të papritur nga Botërori i Rusisë që në fazën e grupeve.

Related posts

ZBULON NJË PRAPASKENË/ Legjenda Mazzola: Një lojtar i Inter shënoi një autogol me dashje. Në dhomat e zhveshjes e…

Delo.autor

Zhvillohet mbledhja e parë e ekzekutivit të FSHF/ Duka: Për katër vite…

Q.Autor

“Isha i lumtur vetëm kur pija”/ “Perandori” Adriano: Shkoja I DEHUR në stërvitje, por INTERI…

Isa.Autor

Leave a Comment