Futboll Gossip Sport

Nuk u thirrën në Kombëtare/ Schurrle dhe Gotze relaksohen në Spanjë (FOTO)

Mario Gotze dhe Andre Schurrle po shijojnë pushimet e fundit për këtë verë, pasi nuk u ftuan në kombëtare për ndeshjet ndaj Francës dhe Perusë. Lojtarët preferuan që të relaksohen në një jaht luksoz në Mallorca të Spanjës me partneret e tyre seksi.

Gotze u shoqërua nga bashkëshortja e tij, Ann Kathrin, ndërsa Schurrle u bashkua me të dashurën Anna Sharapova.

26-vjeçari është aktivizuar vetëm në një ndeshje këtë sezon me Dortmund, pasi duket se nuk e ka lënë ende pas dëmtimin muskulor.

Ndërkohë që 27-vjeçari i klubit anglez të Fulham, ka luajtur në të katër ndeshjet e para të Premier League dhe ka shënuar në kundër Brighton dhe Burnley. Pavarësisht paraqitjes së tij pozitive, edhe ai ka mbetur jashtë listës së trajnerit, Joachim Low për ndeshjet e vlefshme të Ligës së Kombeve.

Related posts

I DHA KUPËN E BOTËS GJERMANISË/ GOTZE vetëm zgjedhje e dytë për Favre tek Dortmundi

Isa.Autor

Mjeku i Zvicrës zbulon gjithçka/ Ja çfarë duhet të kesh në çantë gjatë Botërorit

Isa.Autor

I JEP FUND POLEMIKAVE/ Xabi Alonso i habit të gjithë, vendos për të ardhmen

Delo.autor

Leave a Comment