Champions League Futboll Sport

Juventus nuk ka nevojë për Ronaldon, Pogba udhëheq Manchester United

Dy penallti të shënuara nga Miralem Pjanic i ka dhënë Juventus fillimin e ëndërruar në Champions League, me fitoren 2-0 në “Mestalla” kundër Valencia, edhe pse luajti me një futbollist më pak për një orë lojë.

Kjo është hera e parë në historinë e Champions League që Juventus fiton me dy penallti në transfertë. Ndeshja pati një surprizë të madhe 15 minuta para fundit të pjesës së parë. Cristiano Ronaldo e ka mbylli pas vetëm 30 minutash ndeshjen e parë në Champions League me fanellën e Juventus.

Golashënuesi më i mirë në historinë e kësaj veprimtarie është ndëshkuar me karton të kuq në “Mestalla” kundër Valencia. Portugezi u ndëshkua maksimalisht nga gjyqtari gjerman Felix Brych, si pasojë e një gjesti anti-sportiv ndaj Jeison Murillo në zonën e Valencia.

Ky ishte kartoni i kuq për “CR7” në 154 ndeshje në Champions, i 11-i në karrierë. Ai u largua nga fusha mes lotëve, duke e lënë Juventus me dhjetë futbollistë për 60 minuta. Edhe pse me një lojtar më pak, Juventus e gjeti dy herë golin, të dyja raste me penallti të merituara, që konfirmon se është pretendente për të fitore trofeun.

Në minutën e fundit, të gjashtën shtesë, Valencia humbi penallti, si mundësia e vetme për të shënuar golin e nderit. Tentativa e Parejo u prit nga Sczezny.Në ndeshjen tjetër të Grupit H, një tjetër “gjigant” europian, Manchester United e ka nisur Champions League me këmbën e duhur. United fitoi 3-0 në fushën e Young Boys.

Fitorja e “djajve” u ndërtua me dy gola në dhjetë minutat e fundit të pjesës së parë, të dy të shënuar nga Paul Pogba, i dyti me penallti.

Të besuarit e Jose Mourinho kompletuan tripletën, që i ngjit në vendin e parë të grupit me golin e Anthony Martial, në minutën e 66-të, me asist të Paul Pogba.

 

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Milan drejt ndryshimit të pronësisë dhe synohet “Pleshtin” me Guardiolën

Delo.autor

Mourinho e dëshiron mesfushorin e Realit për të ndihmuar Pogban

Q.Autor

FOTO/ Një menaxher korean ndjek Gurin nga afër, Gjici nuk e lëshon pa 1 milion euro

Sadik.Autor

Leave a Comment