Futboll Seria A Sport

TALENTI REFUZON ARSENAL/ Moise Kean transferohet tek skuadra tjetër e Premier…

Moise Ken shumë shpejt pritet të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Evertonit, pasi këta të fundit e kanë bindur lojtarin të transferohet tek skuadra e tyre.

Evertoni do t’i paguajë Juventusit 30 milionë euro plus bonuse, me bardhezinjtë që pretendonin të përfshinin edhe opsionin e riblerjes në marrëveshje, po që nuk ia arritën. Sipas asaj që shkruan “DailyMail’, për lojtarin interesohej edhe Arsenali, por sulmuesi refuzoi londinezët për shkak se dëshironte transferimin tek blutë.

Në përzgjedhjen e tij ndikon edhe fakti se, tek Arsenali do të kishte shumë konkurrencë duke ditur se aty luan Lakazet, Obamejang,  së fundmi u transferua edhe Pepe.moise ken

Në këtë mënyrë ai zgjodhi Evertonin ku shpreson të eci në hapat e Lukakut, i cili shënoi 87 gola në 4 sezone, për tu transferuar më pas tek Junajtid. Si për ironi të fatit zëvendësuesi i Ken tek Juventusi, mund të jetë pikërisht sulmuesi belg, me të cilin janë shumë afër një marrëveshje.

Related posts

“KUR MENAXHERI IM…”/ Dest zbulon pse zgjodhi Barcelonën para Bayernit dhe pret me padurim sfidën speciale

Delo.autor

TËRMETI TRAGJIK/ Vjen nga Azia, futbollisti shqiptar ndihmon 30 familje të prekura

Delo.autor

KËRKON PËRFORICME NË PRAPAVIJË/ Po shkëlqen me skuadrën e Ligue 1, Milan ndjek me interes mbrojtësin argjentinas…

Delo.autor

Leave a Comment