Futboll Sport

KA EDHE KËSHTU/ Uniformat më të çuditshme që keni parë ndonjëherë (FOTO)

1860 Munchen nxori në shitje një ditë më parë uniformën e saj të re, frymëzuar nga Oktoberfest, ma pantallonat që dukeshin sei “lderhosen” tradicionale bavareze. Edhe pse disave mund t’i jetë dukur e çuditshme, uniformat që do t’ju tregojmë më poshtë janë shumë më tepër se kaq, janë të tmerrshme. Njëra prej tyre madje, i përket sërish klubit gjerman, që tani luan në kategorinë e tretë.

Caribous Colorado (1978)

Nuk mund ta thuash me siguri çfarë është më e shëmtuar në këtë uniformë? Jaka, stema…? Duket si skuadra e dalë nga një film western…

La Hoya Lorca (2013)

Nëse ju kanë pëlqyer ndonjëherë dardhët, atëherë kjo fanellë është për ju. Skuadra spanjolle e kategorisë së tretë kishte shumë nevojë për sponsor atë vit, saqë ishte e gatshme të bënte gjithçka.

1860 Munchen (2010)

Për përvjetorin e 150-të klubit, skuadra bavareze duhet të bënte diçka speciale, duke realizuar një fanellë që mund të vishej nga të dy anët. Rezultati? Të dy anët ishin të tmerrshme…

Atletico Madrid (2004)

Një fanellë me rrjetë merimange, për të promovuar filmin “Spiderman 2”. Filmi ishte shumë i shmëtuar, por më e shëmtuar ishte kjo fanellë, e cila nuk gjendet gjëkundi përveç se në internet.

Getafe (2009-10)

Burger King është promovuar gjithmonë në Shtetet e Bashkuara në ndeshjet e futbollit amerikan dhe kur vendosi të kapte tregun europian, ideja gjeniale e vendosjes së maskotës së kompanisë poshtë fanellës për t’u zbuluar kur lojtarët shënonin gol, nuk u kuptua fort mirë nga tifozët.

CD Palencia (2016)

Një tjetër klub spanjoll në listë, CD Palencia ka tejkaluar çdo imagjinatë me këtë fanellë që përveç futbollit mund të përdoret edhe për orën e anatomisë. Kush mund ta ketë veshur?

Cultural Leonesa (2014)

Futboll me papion…. Mund ta quash një ide tepër elegante, por në fakt është tmerrësisht e shëmtuar.

Kameruni (2002/2004)

Kameruni vendosi të provonte një stil të ri në vitin 2002 kur u paraqit për një miqësore me Anglinë me nje fanellë pa mëngë, të cilën Sepp Blatter ia pengoi ta vishte. Ata u detyruan të vishnin poshtë një bluzë të ngushtë për të pasur mëngë. Dy vjet më vonë Puma vendosi që ajo bluza e ngushtë të ishte uniforma e skuadrës, por FIFA e pengoi sërish…

Hull City (1992)

Nofka e tyre është “Tigrat”, por duket se drejtuesit e Hull në vitin e largët 1992 e zbatuan fjalë për fjalë atë. Nuk dihet ende kush ia dha këtë mendim.

Athletic Bilbao (2004)

Kjo fanellë e tmerrshme është ideuar nga artisti bask Dario Urzay për të shënuar 100-vjetorin e klubit dhe u përdor vetëm për ndeshjet e Kupës UEFA. Duhet të tregonte një njollë gjaku, por në fakt dukej “vrasje” fatale…

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Hapi i madh në karrierë, futbollisti shqiptar pranë transferimit tek Bayern Munich

Delo.autor

Vllaznia kampione e Shqipërisë në basketboll

Sadik.Autor

Mezani: E nisëm keq, barazimi si fitore

Q.Autor

Leave a Comment