Futboll Sport

Gjyqi me Panuçin/ Reagon Bujar Nishani: Nuk e tërheq komentin, ja për çfarë po përgatitem

Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi, depozitoi pak ditë më parë në gjykatë një denoncim për ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili në një postim të bërë në “Facebook”, e quajti teknikun italian “sharlatan”. Në një prononcim, Nishani foli për rastin në fjalë duke treguar se avokatët po përgatitjen seriozisht për këtë çështje.

Çfarë iu shtyu të komentonit Kristian Panuçin?

Nuk kam bërë koment. Kam pasur një bashkëbisedim në Facebook-in tim privat, me miqtë e mi, aty kam shprehur një opinion për shkak të disa rrethanave. Besoj se është në të drejtën time të jap opinionet e mia me miqtë e mi në rrjete sociale.

Ajo që mund t’iu them ka të bëjë me faktin që grupi i avokatëve të mi po përgatitet seriozisht për këtë çështje. Është një çështje që ia vlen dhe do të jetë shumë interesante kur të zhvillohet në sallën e gjyqit.

A do e tërhiqnit atë koment?

Jo, absolutisht. Nuk shoh asnjë arsye për ta tërhequr atë opinion që kam shprehur në këtë bashkëbisedim. Ajo që më duhet të iu them, është që vërtet po përgatitem seriozisht sepse është një çështje që duhet trajtuar seriozisht.

A mendoni që Panuçi është shtyrë edhe nga faktorë të tjerë për të bërë këtë padi?

Nuk e di. Ndoshta proçesi do ta zbulojë edhe këtë.

Në rast se do të ishit Presidenti i Republikës dhe Kristian Panuçi do të vijë të kërkojë shtetësinë shqiptare si trajner i Shqipërisë. A do bënit të njëjtën gjë që keni bërë me De Biazin?

Patjetër. Shtetësinë patjetër. Ndërsa çështja e nderimit dhe e vlerësimit ka kritere të tjera.

Related posts

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE TË EUROPËS/ Dortmund arrin marrëveshjen me yllin e ri të futbollit gjerman…

Delo.autor

ÇUDIA VJEN NGA SPANJA/ Kërkon përforcime, Barcelona i merr Mourinhos mesfushorin…

Delo.autor

LIVE/ Liga e Europës: Kanë startuar 12 përballjet, mësoni rezultatet në kohë reale

Isa.Autor

Leave a Comment