Futboll Sport

KA EDHE KËSHTU/ Ylli i Anglisë NUK E KUPTON si funksionon Liga e Kombeve

Harry Maguire, e ka pranuar se ai dhe shokët e ekipit kombëtar, po hasin vështirësi ta kuptojnë sesi funksionon kompeticioni më i ri i UEFA-s, Liga e Kombeve, përpos shpjegimeve nga trajneri Gareth Southgate. Anglia e nis aventurën inauguruese të Ligës së Kombeve kundër Spanjës të shtunën në Wembley, para se të përballet me Zvicrën në një ndeshje miqësore të martën.

Skuadra e Southgate vjen në këtë ndeshje e ”shpërbërë”, prej largimit te Adam Lallana, i cili pësoi një lëndim në seancën stërvitore, që pasoi me dëmtimin e Raheem Sterling. Përkundër mungesës së dy mesfushorëve, Southgate ka vendosur të thërrasë portierin e Fulham, Marcus Bettinelli. Anglia ndodhet në Grupin e Katërt të Ligës së Kombeve, bashkë me Spanjën dhe Kroacinë. Fituesit e katër grupeve të Ligës A, në të cilën ndodhet Anglia, do të avancojnë në një mini-turne për të vendosur më pas kampionin e kësaj lige, verën e ardhshme.

Southgate është përpjekur t’ua shpjegojë lojtarëve të tij formatin e ti, por Maguire ende nuk e ka kuptuar plotësisht. “Është goxha e ngatërruar, por ne po përpiqemi ta kuptojmë. Detyra jonë është ti fitojmë ndeshjet, pastaj të shohim se çfarë ndodh. Trajneri u mundua të na e shpjegonte në mënyrën më të mirë.”, deklaroi mbrojtësi.

Related posts

CUNGU NUK “FSHIHET” MË/ Jep deklaratën: Do të synojmë përmbysjen e madhe ndaj Torpedos

Sadik.Autor

VLONJATËT NUK GJEJNË QETËSI/ Ultimatum nga FIFA, Flamurtari humb gjyqin me lojtarin e Bylisit

Delo.autor

OFENDOI ALIOSKIN NGA NËNA/ Arnautoviç arrin marrëveshjen me skuadrën e Serisë A

Delo.autor

Leave a Comment