Futboll La Liga Sport

DREJTONTE MAKINËN PA PATENTË/ Barcelona zbulon “dënimin” ndaj PIQUE (DETAJE)

Josep Vives, zëdhënësi i Barcelona-s, tha se problemi i Gerard Pique, i cili u kap nga policia pa pikë në patentë, nuk ishte në rendin e ditës së diskutimeve të drejtuesve të Barça-s. “Problemi i Pique nuk ishte në rend të ditës, sepse është pjesë e jetës së tij private. Kjo duhet të zgjidhet prej tij”.

Më tej po vetë pjesëtari i stafit drejtues të skuadrës blaugrana shtoi se “ne si klub nuk kemi vendosur që të gjobisim atë. Ai nuk mund të dënohet dy herë për të njëjtën gjë”, por pranoi se “padyshim që klubi ka folur me të gjithë punonjësit se për të tilla situata nuk duhet të zbulohet përmbajtja e bisedimeve. Kemi folur me Pique”.

Nga ana tjetër, Liverpool mori masa kundër Salah për shkak se ai përdorte telefonin duke drejtuar makinën. I pyetur nëse klubi spanjoll do të marrë të njëjtën masë ndaj Pique siç mori klubi anglez ndaj Salah-ut, Vives shpjegoi se “ne e respektojmë atë që bëri Liverpool” dhe përsëri theksoi se “situata ka ndodhur në fushën e jetës së tij private. Nëse është e dënueshme ndaj tij merren masa nëpërmjet ligjeve. Ekziston një ligj që nuk mund të dënosh dikë dy herë për të njëjtin gabim”.

Related posts

MANCHESTER UNITED-TOTTENHAM/ Nis super ndeshja në “Old Traford” me 3 gola në 7 minuta (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Inter-Liverpool. Rezultati 0-2

Delo.autor

Champions, fitore historike e Dritës së Gjilanit. 90 minuta larg turit të parë kualifikues

Sadik.Autor

Leave a Comment