Futboll Seria A Sport

Kaka sërish vizitë Milanit: Sa shumë kujtime kam këtu, Gatuzo një trajner i madh

Rikardo Kaka, pasi ishte fundjavën e kaluar në stadium, për ndeshjen e Milanit ndaj Romës, vizitoi edhe sot nga afër skuadrën, dhe pa stërvitjen e drejtuar nga trajneri Gatuzo në Milanelo. Siç raportojnë mediat italiane, por edhe vetë drejtori Leonardo, Kaka është shumë pranë një posti të ri drejtues te Milani, dhe ai mesa duket po bën gati terrenin dhe po mëson gjëra të reja në lidhje me klubin. Braziliani, foli edhe për Milan TV, në lidhje me ditën e sotme në Milanelo.

“Është një kënaqësi të jem këtu. Bëra një shëtitje, duke rikujtuar ditët e mia këtu. Kam kaq shumë kujtime këtu. Më pas, ndoqa stërvitjen, ishte edhe “kafazi”. Ishte bukur të kujtoje ato ditë. Kam kaluar ditën me Maldinin dhe Leonardon, por jo vetëm me ata, të gjithë stafin e Milanelos. Vendi është i shkëlqyer, ka infrastrukturën e duhur që lojtarët të japin më të mirën, jashtë qytetit, larg kaosit. Këtu ka paqe, sepse je në natyrë. Prandaj Milanelo është unike.

Gatuzo? Hera e parë që e shoh si trajner në një seancë stërvitore. Nuk ka ndryshuar fare, ka të njëjtën energji dhe motivim që ka pasur si lojtar. Gjithmonë i jep shpirt skuadrës, i nxit lojtarët e tij. Rino e dashuron futbollin, por është edhe i përgatitur, ka studiuar shumë, dhe ky themel e bën një trajner të madh. Ishte fitore e bukur ajo ndaj Romës. Luajtën shumë mirë në pjesën e parë, disi më pak në të dytën, por më pas Milani krijoi edhe më shumë, më pas erdhi edhe fitorja në fund. Kjo është nxitja që i duhet skuadrës, të bëjë mirë në kampionat.” – deklaroi Kaka për Milan TV.

Related posts

STATISTIKAT/ MESSI i dyti, LOJTARI më i miri i 2018-ës luan në Serinë A

Isa.Autor

Përfundon pjesa e parë Luftëtari-Kamza, ja rezultati

Q.Autor

Zbuloni super formacioni me lojtarët që luajnë Botërorin e fundit në karrierë (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment