Futboll La Liga Sport

PO SHKËLQEN/ Braziliani ARTHUR merr ELOZHE nga legjendat e Barcelonës

Ernesto Valverde ndoshta nuk i ka dhënë shumë mundësi Arthur Melos për ti treguar vlerat e tij në Camp Nou, por ata të cilët stërviten më të apo ata të cilët janë të afërt me Barcelonën mendojnë se ai është një lojtar special. Shokët e skuadrës dhe trajnerët janë të kënaqur me punën e tij, derisa e krahasojnë me Xavin.

“Të gjithë nënshkrimet janë më të vërtetë të mira, por Arthur më pëlqen më se shumti”, ka thënë Lionel Messi në një intervistë që dha këtë javë. “Ai me ka befasuar, sepse nuk e kisha njohur më parë. Ai është shumë i njëjtë me Xavin sepse ai ka dëshirë ta këtë topin dhe të bëj pasime të shkurtëra, pa e humbur atë”, ka thënë ai.

Edhe Luis Suarez është njëjtë i befasuar me të.

“Arthur dhe Lenglet janë ata të cilët me kanë befasuar më se shumti”, tha uruguaiani për prurjet e reja të verës. “Ata kanë shumë kualitet dhe vizion të mirë për lojë”. Ish lojtari dhe legjenda e Barcelonës dhe Brazilit, Ronaldinho që po ashtu ka folur fjalë të mëdha për 22 vjeçarin, i cili, si Ronaldinho edhe ai ishte në Gremio para se të kaloi në Europë.

“Ai ka shumë kualitete dhe e di si të luaj në nivel të lartë, e cila gjë është e mirë për Barcelonën”, tha lojtari i pensionuar.Nuk janë vetëm lojtarët që janë bindur me të. Edhe stafi i trajnerët dhe drejtorët janë të mahnitur me të. “Krahasimet nuk janë kurrë të mira, por ai është shumë i mirë Xavi”, tha një drejtor për Marca që nuk deshi të citohet me emër.

Ai mund të këtë luajtur 81 minuta deri me tani, por duket se Arthur ka një karrierë të madhe të gjatë përpara dhe të madhe dhe Barcelona duhet të urohet për këtë transfer.

Related posts

SHORTI I ELIMINATORËVE TË 2020/ Kosova në grup me fqinjët, ja me kë përballet

Isa.Autor

E BUJSHME/ Milani kërkon me ngulm Demiralin, Juventusi gati t’i rrëmbejë “yllin” kuqezinjve

Delo.autor

“I TRETI MË I MIRË NË HISTORI KA VDEKUR”/ Mediat argjentinase provokojnë Brazilin pas ndarjes nga jeta të Pelesë

F.autor

Leave a Comment