Champions League Futboll Sport

KARTONI I KUQ NDAJ VALENCIAS/ Sot vendoset për dënimin e Cristiano Ronaldos

Sot Cristiano Ronaldo do ta mësojë se sa ndeshje do të dënohet në Ligën e Kampionëve pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen kundër Valencias .

Ish-ylli i Real Madridit, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 29 në “Mestalla” pasi ia tërhoqi flokët Jesion Murillos, transmeton gazeta Express.

Juventusi sot pret që dënimi për Ronaldon të jetë vetëm një ndeshje moslojë, ndërsa rreziku ekziston të dënohet deri në tri ndeshje.

Për rastin e Ronaldos do të vendos Kontrolli i UEFA-s dhe përgjegjësit disiplinor, dhe ky vendim pritet të publikohet sot.

Nëse dënohet vetëm me një ndeshje, atëherë Cristiano mund të luajë në “Old Trafford” kundër ish-skuadrës së tij, Manchester Unitedit.

Të martën Juventusi luan kundër Young Boys, ndërsa përballja me skuadrën e Jose Mourinhos do të zhvillohet më 23 tetor.

 

Related posts

BARCELONA MERR DRITËN JESHILE/ Lejohet regjistrimi i Dani Olmo dhe Pau Victor! Afati i kufizuar

F.autor

MERKATO E VERËS/ Porterin Hoxha e duan në Arabi, Partizani rrezikon të humbasë kapitenin

Delo.autor

“Lojtari i javës në Champions”, tifozët zgjedhin Mane

Sadik.Autor

Leave a Comment