Futboll Sport

KASTRIOTI – LAÇI/ Plori sot do kthesën, Mërgjyshi përgatit fitoren

Java e pestë e Kategorisë Superiore rezervon një derbi, atë mes Kastriotit dhe Laçit, skuadra që në të shkuarën kanë pasur shumë rivalitet mes tyre. Ndeshja e sotme është e një rëndësie të veçantë, sidomos për trajnerin shkodran që ka marrë vetëm një fitore në katër javët e para të kampionatit. Ndërkohë që Mërgjyshi pas dy barazimeve me Skënderbeun dhe Partizanin, tani e sheh të arsyeshme për të marrë pikët e plota.

Në “Redi Maloku” skuadrat do të rreshtohen në orën 15:45, ndërkohë që trajneri i Laçit nuk ka bërë asnjë ndryshim në formacion duke llogaritur takimin e shkuar në kampionat. Te Kastrioti ka ndryshime. Nga minuta e parë do të zbresin Atsina dhe Taulant Marku, ndërkohë që Herald Markut i duhet që të presë për të fituar besimin e trajnerit për të debutuar në elitë.

Gjithashtu, një tjetër ndryshim, jo pak i rëndësishëm, është ai i mesfushorit Xhynejt Çutra. Ky i fundit nuk shkoi mirë në ndeshjen e humbur ndaj Kamzës, ndërkohë që ka dalë jashtë planeve të trajnerit.

Kategoria Superiore | Java e 5-të

Kastrioti – Laçi 15:45

Kastrioti: Kuka, Shehi, Lila, Çela, Stijepoviç, Mziu, Shehu, Gallego, Atsina, Roger, Marku. Trajner: Elvis Plori

Laçi: Selmani, Fangaj, Mersinaj, Gjoni, Sefgjini, Eller, Lushkja, Najdenov, Shtubina, Altiparmakovski, Xhixha. Trajner: Artan Mërgjyshi

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Gernat Qirici, Rudin Preca, Kreshnik Barjamaj

Related posts

AKSIDENT I RREZIKSHËM/ Fluturoi 10 metra në ajër, centimetrat ndajnë pilotin nga vdekja (VIDEO)

Delo.autor

FSHF dha garancinë/ Skënderbeu i ri fillon nga “të vjetrit”

Sadik.Autor

PRITJE MADHËSHTORE/ Tifozët e Galatasarayt krijuan për Radamel Falcao një atmosferë të zjarrtë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment