Futboll Gossip Sport

ÇIFTI PERFEKT/ “Kur ALLEGRI humb një ndeshje, “DIVORCOHEMI” për 48 orë”

Ambra Anxholini, aktorja dhe moderatorja e njohur italiane, ashtu sikurse e fejuara e Masimiliano Alegrit, tregon disa nga prapaskenat në lidhje me trajnerin e Juventusit, duke u ndalur te përjetimi i humbjes nga ana e livornezit 51-vjeçar.

“Cila është mënyra për ta ‘markuar’ kur humb një ndeshje? Unë i kuptoj situatat. Nuk shkoj kurrë në stadium, sepse jam bestytnike, por në të njëjtën kohë më ndihmon fakti që unë jetoj në Breshia, ndaj nuk e vuaj përjetimin e tij pas fundit të ndeshjes. Masimiliano, pasi largohet nga stadiumi, pas një humbjeje kuptohet, shkon në shtëpi fillimisht, më pas kalon kohë me miqtë, ndërsa unë pres deri në 48 orë edhe për ta telefonuar.

Ai është një burrë shumë serioz në punën e tij, kthehet gjithmonë me skuadrën, ndjek me përpikmëri të gjitha rregullat. Dhe unë i rrespektoj gjithashtu rregullat e tij dhe ndërkohë e pres, sepse e di që do të kthehet te unë”.

Related posts

E HABITSHME/ TOUR DE FRANCE: Tifozët GODASIN dhe PËSHTYJNË çiklistin (VIDEO)

Isa.Autor

MASA BEFASUESE TEK FLAMURTARI/ Kufizohet edhe seksi, zbardhen 11 rregullat e trajnerit Troisi

Delo.autor

Coutinho: Ky futbollist nuk zëvendësohet, ekziston vetëm një në botë

Sadik.Autor

Leave a Comment