Futboll Seria A Sport

KATASTROFA “DYBALA”/ Vitin e kaluar shënoi 5 gola pas 3 ndeshjeve, këtë sezon…

Jini të qartë, për Massimiliano Allegrin do të jetë mirë që të ketë këtë lloj problemi, por sigurisht jo në të njëjtën mënyrë, kjo vlen për Paulo Dybala. Sulmuesi argjentinas, duke u krahasuar me vitin e kaluar, në të njëjtën periudhë, duket shumë më pak i rëndësishëm për Juventusin. Kjo evidentohet qartësisht nëse “Joya” gjykohet në bazë të golave​…

Le ta fillojmë me krahasimin e qartë me vitin e kaluar, duke marrë parasysh gjithmonë tri javët e para të kampionatit. Paulo Dybala i kishte shënuar tashmë 5 gola (kundër Cagliari dhe Chievos, dhe tre kundër Genoas), në tri javët e para. Tani, këtë sezon, këtë kuotë e ka zero.

Por, më shumë se çdo numër tjetër, ka të bëjë në këtë rast vendndodhja taktike brenda Juventusit. Sezoni i kaluar e filloi sezonin me modulin 4-2-3-1, ku Dybala u ndje i qetë. Këtë vit, edhe pse kundër Chievos u pa ky modul (dhe në fakt argjentinasi ishte “pronari” i parë), trajneri Allegri lëvizi drejt 4-3-3, që jep më shumë stabilitet dhe siguri (kundër Lazio dhe Parma).

Në këtë modul është praktikisht e pamundur për të gjetur një vend për Paulo Dybala. Megjithatë, ka vetëm një “problem”: Mario Mandzukic është bërë themelor për planin taktik të Allegrit dhe Cristiano Ronaldon, i cili arrin të bëjë atë që i pëlqen dhe është e pamundur të heqësh dorë prej saj.

Natyrisht, do të ketë sërish lojëra, ku Massimiliano Allegri do të përdorë 4-2-3-1, sidomos kundër kundërshtarëve të mbyllur, të parashikueshëm dhe të ngulitur në mbrojtje. Në këtë rast, Paulo Dybala është praktikisht i vetmi “play-maker” i vërtetë dhe nuk do të ketë asnjë problem. Por, tani për tani, ai nuk mund të jetë i kënaqur me sezonin e tij.

Deri tani, ky është rezultati i tij: 90 minuta kundër Chievos, në stol gjithë ndeshjen ndaj Lazios, vetëm 10 minuta kundër Parma. Shumë pak për atë që është përfshirë në krahasim me Leo Messin, në karrierën e tij të shkurtër. Detyra e Allegrit për të ardhmen e sezonit do të jetë edhe kjo: të gjejë një vend për Dybala dhe ta bëjë atë të ndihet i rëndësishëm, gjithashtu sepse kështu askush nuk fiton, sidomos lojtari …

Related posts

SFIDË DRAMATIKE DHE EMOCIONUESE/ Sheffield barazon në limite “Djajtë e Kuq”

Delo.autor

E PABESUESHME/ David Luiz zbulon sekretin e Sarrit: Na e thotë çdo ditë në stërvitje

Isa.Autor

‘Befason’ Conte, kërkon një 36-vjeçar për sulmin e Chelseas

Q.Autor

Leave a Comment