Futboll Kategoria Superiore Sport

E BUJSHME/ Ish-ylli i Partizanit gati të rikthehet te “demat”, ja prapaskena

Jasir Asani mund të rikthehet te Partizani në merkaton e janarit, në formë huazimi nga ekipi hungarez i Kisvardas.

Në Hungari, aventura nuk ka shkuar shumë mirë për Asanin dhe në parim, ka një marrëveshje xhentëlmenësh mes dy klubeve që Jasiri të rikthehet te Partizani në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Edhe vetë sulmuesi anësor është pro një rikthimi te të kuqtë, pasi nuk i ka shkëputur për asnjë moment kontaktet me drejtuesit e klubit, ku dukshëm ka një marrëdhënie të mirë si me stafin teknik, ashtu edhe me drejtorin e përgjithshëm Olsi Rama.

Asani ka qenë një ndër lojtarët më të mirë në Superiore kur aktivizohej me fanellën e Partizanit dhe një rikthim i tij në huazim te “demat” do të ishte me benefite për të dyja palët.

Related posts

MOMENT HISTORIK ME PORTUGALINË/ Ronaldo ngre lart trofeun e parë të Natios League (VIDEO)

Delo.autor

KRITIKON “BARDHEZINJTË” E ALLEGRIT/ Moggi: Kjo Juventus nuk mund të ëndërrojë

Delo.autor

REAL MADRID-EIBAR/ Gareth Bale është titullar në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment