Futboll Sport

KOMBËTARJA U-17/ Shqipëria “paqe” me vëllezërit e Kosovës, shënohen gola spektakolar

Kombëtarja U-17 e futbollit ka zhvilluar ndeshjen e dytë miqësore ndaj Kosovës në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Trajneri Dzemal Mustedanagiç vinte në këtë sfidë me objektivin e qartë për të marrë maksimumin nga skuadra, në pragë të ndeshjeve eliminatore të Kampionatit Europian për këtë moshë. Loja ka qenë e ekuilibruar ku të dyja skuadrat kanë pasur disa raste. Ashtu si në ndeshjen e parë, edhe në këtë takim miqësor, golat janë shënuar në pjesën e dytë të lojës.

Ishte Kosova ajo që shënoi e para në portën e Kombëtares sonë, ndërsa reagimi i kuqezinjve të vegjël ka ardhur menjëherë. Ishte minuta e 55-të e takimit kur Asllani realizon në portën tonë duke kaluar në avantazh Kosovën. Por pas këtij momenti vjen reagimi i kuqezinjve të vegjël. Lojë e shpejtë me aksione dhe shumë gjuajtje drejtë portës bëjnë që shifrat të barazpeshohen. Në minutën e 79-të Shqipëria realizon një gol spektakolar nga jashtë zone me autor Cahanin.

Pas këtij momenti skuadrat duket se kënaqen me barazimin dhe ulin ritmin e lojës. Kjo ishte ndeshja e fundit miqësore për Kombëtaren U-17, e cila në muajin tetor do të luajë kualifikueset e Europianit, të vlefshme për këtë moshë. Gjatë konferencës për shtyp të pak ditëve më parë, para ndeshjeve miqësore, trajneri Mustedanagiç u shpreh se Shqipëria ka talente por me ata duhet punuar me kujdes. Ai tha se U-17 do të synojë gjatë kualifikueseve të Europianit të kaloi në “Elite Raund”.

Related posts

NJË FITORE E VËSHTIRË/ “Kuqezinjtë” mposhtin Sassuolon dhe futen në zonën Champions

Delo.autor

“GATI PËR HISTORINË”/ President italian, skuadra e Kategorisë së Dytë me objektiva madhore

Delo.autor

Boateng i thotë jo ekipit spanjoll, ja ku do të luaj ganezi sezonin e ardhshëm…

Sadik.Autor

Leave a Comment