Futboll Sport

Rritet presioni te Skënderbeu/ Ilir Daja dhe vendimi i CAS-it bëhen çështje në kampin korçar

Skënderbeu ka disa ditë që pret vendimin përfundimtar nga ana e CAS-it lidhur me pezullimin e klubit korçar me 10 vite nga Europa. Sigurisht që vonësa ka shkaktuar jo pak tension në kampin korçar, pasi ka disa javë që ka startuar merkatoja dhe ende nuk është kryer asnjë lëvizje.

Problem tjetër është dhe faza përgatitore. Ndërkohë që klubi është në pritje të vendimit, trajneri Ilir Daja po mendon për përgatitjet që ende nuk kanë nisur. Në rast se përgjigja nga CAS-i është pozitive, atëherë tekniku do jetë nën presionin e kohës për të zhvilluar përgatitjet.

Gjithashtu dhe çështja e rinovimit të këtij të fundit është një vendim që ka mbetur pezull, sikurse dhe për shumë lojtarë të ekipit, të cilët nuk dinë çfarë të bëjnë, pasi po presin rënien e “gongut”. Kujtojmë që Daja është përfolur si mundësi reale për kalimin te Flamurtarit, gjithsesi duhet thënë se asgjë nuk është zyrtare, për aq kohë sa nuk është thënë fjala e fundit nga CAS-i.

Related posts

“GARDHI PORTËS”/ Klop: Ta dija se ALISSON ishte kaq i mirë do paguaja dyfishin

Isa.Autor

SHTYHET ZYRTARIZMI I MBROJTËSIT HAKIMI TEK PSG/ Marotta: Ka ende punë…

Delo.autor

Zbulohet prapaskena/ “TANGU AFRIKAN”: Man City nuk më la të shkoja tek INTERI

Isa.Autor

Leave a Comment