Futboll Sport

KOMBËTARJA U-21/ Taulant Seferi: Kemi shumë talente, me Spanjën u mundëm sepse…

Kombëtarja U-21 luajti dy ditë më parë kundër Spanjës, ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian. Shpresat kuqezi u mundën nga homologët spanjollë me rezultatin 3-0, që mund të kishte shkuar dhe më keq. Mesfushori i Kombëtares U-21, Taulant Seferi ishte një nga futbollistët në fushën e lojës, që u mundua të bënte diçka kundër iberikëve, por pa sukses. Gjithsesi futbollisti shqiptar është optimist, e pavarësisht humbjes me Spanjën, beson shumë te grupi, që tashmë është fokusuar për ndeshjen e radhës kundër Italisë.Futbollistin e Kombëtares U-21, i cili u shpreh se për Spanjën kishin punuar shumë për fazën mbrojtëse, pasi ishin të qartë për cilësitë e kundërshtarit. Seferi thotë se ekipi i Shpresave ka shumë talente, ashtu si trajneri Alban Bushi, edhe Taulant Seferi beson se pas dy vjetësh këto talente do të jenë gati për ekipin e parë.

-Taulant çfarë shkoi keq në ndeshjen me Spanjën?

-Sa i përket ndeshjes kundër Spanjës, normalisht ne gjatë gjithë javës kemi punuar shumë në fazën defensive me profesor Bushin. Aryeja ishte se ne e dinim lojën e tyre ofensive dhe të shpejtë. Normalisht të gjithë e dimë, ne dhe opinioni se Spanja është një kundërshtar i fortë. Kemi vrapuar shumë në atë ndeshje dhe kemi dhënë maksimumin nga vetja, por ja që kemi pasur një kundërshtar të fortë si Spanja. Shpresojmë që tani të punojmë më shumë dhe të përgatitemi për lojërat e ardhshme.

-Ju e nisët si titullar dhe më pas u zëvendësuat, ishte arsye taktike?

-Po mendoj se ishte rezultati 2-0 për Spanjën dhe nuk kishim shpresa. Në ato minuta që luajta kisha vrapuar shumë dhe besoj se trajneri më zëvendësoi që të jem gati për ndeshjen kundër Italisë.

-Italia është kundërshtari i radhës në ndeshje miqësore, çfarë prisni nga kjo sfidë?

-Normalisht ne po mendojmë Italinë. Është ndeshje miqësore por është një eksperiencë e mirë për të gjithë ne. Kemi këtu dhe gjeneratën 1998/99 dhe mendoj se është një eksperiencë e mirë. Duhet të japim të gjithë maksimumin për të treguar që Shqipëria ka lojtarë shumë të mirë dhe me të ardhme shumë të mirë.

-Trajneri Alban Bushi është shprehur se pas dy vjetësh trajneri i Kombëtares A do e ketë të vështirë të përzgjedhë lojtarë pasi ka shumë talente. Ju çfarë mendoni rreth kësaj?

-Ka shumë lojtarë të rinj që janë transferuar jashtë vendit. Ka shumë lojtarë të mirë dhe trajneri Bushi është shprehur shumë mirë se trajneri Panucci do ketë pak probleme për të përzgjedhur lojtarët. Shpresojmë që të ecim të gjithë mirë dhe ai që e meriton duhet të jetë në Kombëtare.

 

-Kur e prisni ftesën në ekipin Kombëtar?

-Unë do të vazhdoj të punoj shumë fort. Është ëndërra ime të jem pjesë e ekipit Kombëtar A. Do të jap maksimumin në ekipin tim dhe shpresoj që kjo të ndodhë shumë shpejt.

-Këtë sezon ju do të luani në Ligën e Dytë të futbollit në Zvicër?

-Mirë shumë mirë, siç e dim që Winterthur ka qenë pak dobët, por këtë vit jemi më mirë. Jemi në mesin e Tabelës dhe shpresojmë që këtë sezon të ngjitemi në Superligë. Unë jam në formë huazimi këtu nga Young Boys dhe shpresoj që të arrijmë objektivat e klubit dhe të na shkojë gjithçka mirë.

-Mund të na zbuloni diçka rreth merkatos?

-Kam pasur disa oferta por unë jam ende në kontratë me Young Boys. Për këtë arsye jam në huazim. Të shohim se çfarë do ndodhi në të ardhmen. Shpresoj të eci gjithçka mirë.

Related posts

NUK I NDODHTE PREJ 10 VITESH/ Lioni “çmend” Ronaldon. Juventusi për herë të parë në histori…

Delo.autor

SKANDALI/ Peter Crouch kujton historinë e vështirë tek Liverpool me gruan e…

Isa.Autor

PREMIER LEAGUE/ Manchester United mposht Arsenal në kohën shtesë…

Sadik.Autor

Leave a Comment