Futboll Seria A Sport

“KAKA I RI”/ PAQUETA flet për herë të parë si “djall”: I lumtur dhe entuziast

Pak fjalë, të parat si kuqezi, por plot me entuziazëm. Është deklarata e parë e lëshuar nga Lukas Paketa për sajtin “Coluna do Flamengo”, ku ai rrëfen lumturinë e tij për aventurën e ardhshme që e pret në Itali.

“Nuk mund të them shumë për shkak të çështjeve kontraktuale, por jam i lumtur dhe entuziast”, ishin fjalët e talentit brazilian, i cili në janar do të zbarkojë në Milano për të veshur fanellën e “djallit”. Goleador sezonal i Flamengos, fantazisti i blerë nga kuqezinjtë për shifrën e 35 milionë eurove (+10 milionë bonuset), pranon se është duke kaluar një situatë të veçantë në karrierën e tij: “Është një moment veçanërisht pozitiv dhe plot gëzim. Ëndrra ime është t’u dhuroj titullin kampion tifozëve të Flamengos përpara se të largohem nga klubi”.

Goleador – Protagonist në suksesin e fundit të “Mengao” në shtëpinë e Paranasë, falë një goli që hapi rrugën drejt rezultatit final 4-0, 21-vjeçari u ngjit në kuotën e 10 golave në 26 ndeshjet e këtij sezoni, duke tërhequr Flamengon drejt vendit të dytë në klasifikim, vetëm katër pikë larg kryesuesve të Palmeirasit. Fundjavën e ardhshme Paketa dhe Flamengo do të luajnë gjithçka në përballjen direkte kundër rivalëve për titull, kur mungojnë edhe tetë javë nga fundi i “Brasileirao”.

Related posts

DERBI MADONINËS/ Kapitullon Milan, Lukaku çon peshë “San Siron” (VIDEO)

Delo.autor

Bayerni nuk ndalet, shënon golin e parë ndaj Realit (VIDEO)

Sadik.Autor

MERKATOJA E JANARIT/ Sarri: Chelsea ka nevojë për një sulmues, ne duhet të

Delo.autor

Leave a Comment