Futboll Sport

KOSOVA kërkon të “pushtojë botën”, ja sporti ku premtohen kampionë të ardhshëm

Xhudoja është një nga sported që Kosova po përfaqësohet denjësisht. Përveç kampiones olimpike Majlinda Kelmendi, shumë xhudiste femra nga Kosova kanë përfaqësuar shtetin më të ri në botë në aktivitetet ndërkombëtare të xhudos.

Federata e Xhudos në Kosovë po investon fuqimisht në prodhimin e “luftëtarëve” që do të konkurojnë në vitet në vijim për medalje prestigj.

Njëra prej tyre është Erza Muminovic, 16-vjeçe që konkuron në kategorinë 44 kg do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të të Rinjve që organizohet në Buenos Aires.

Edhe pse ka një karrierë të shkurtër, Erza ka të dhëna për t’u qenë një kampione e lindur. Në Kosovë ajo shikohet si “Majlinda Kelmendi e re”.

Koleksioni i medaljeve, statistikave dhe triumfeve që ka siguruar deri më tani paraqitet si më poshtë:

Rezultatet e Erza Muminovicit gjatë vitit 2018

Kampionati Evropian për juniore (U-21) “Sofia 2018” – raundi i pare,

Kampionati Evropian për kadete (U18) “Sarajeva 2018” – medalja e artë,

Kupa Evropiane U-21 “Leibnitz” – medalja e argjendtë,

Kupa Evropiane për kadete “Coimbra 2018” – medalja e argjendtë,

Kupa Pan Amerikane U18 “Panama 2018” – medalja e artë,

Kupa Evropiane për kadete “Teplice 2018” – medalja e bronztë,

Kupa Evropiane për kadete “Berlin 2018” – medalja e artë,

Kupa Evropiane U21 “Sarajeva 2018” – medalja e argjendtë,

Kupa Evropiane “Zagreb 2018” – medalja e bronztë,

Kupa Evropiane “Antalya 2018” – vendi i 5-të,

Kupa Evropiane “Follonica 2018” – medalja e argjendtë.

Related posts

Dokumenti: Idrizi si ”cjapi te kasapi”, pezullim shembullor dhe gjobë e majme për të

Sadik.Autor

Pochettino: Gjigand i Europës, ja pse është speciale ndaj Juves!

Q.Autor

NUDO DHE NË POZICIONE PROVOKUESE/ Binjaket franceze “sfidohen” në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment