Champions League Futboll Sport

50 ndeshje në Champions/ Ja 10 “viktimat” e futbollistit që “kafshon” kundërshtarët

Luis Suárez, qendra e sulmit të Barcelonës, ​​do të luajë ndeshjen e tij të 50-të në Ligën e Kampioneve, të martën. Lojtari uruguajan ka 38 ndeshje me Barçën dhe 11 ndeshje me Ajax, në këtë kompeticion. Me fanellën e Liverpool, ai luajti vetëm në “Europa League” dhe Kupën UEFA.

Suarez debutoi me Blaugranët në Champions më 5 nëntor 2014, kundër Ajax Amsterdam në Holandë (0-2). Ai filloi si titullar, luajti 90 minuta, por nuk shënoi. Luis Suárez, për shkak të sanksionit të vënë nga FIFA në viti2014, humbi tri ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve (kundër APOEL, PSG dhe Ajax, në “Camp Nou”).

Në këto 38 ndeshje me fanellën e skuadrës katalanase, ai ka shënuar 19 gola. Prej këtyre, 7 gola në sezonin 2014-2015, 8 gola në sezonin 2015-2016, 3 gola në 2016-2017 dhe 1 gol në sezonin 2017-2018. Pra, uruguajani ka shënuar mesatarisht 0.5 gola për ndeshje, në garën më të rëndësishme kontinentale për klubet.

10 VIKTIMAT
“Viktimat” e Luis Suarez në Champions (ato skuadra, që u ka shënuar gola) janë si vijon: PSG (4), Roma (4), Atletico Madrid (2), Celtic (2), APOEL (1), Manchester City (2), Juventus (1), Bayer Leverkusen (1), BATE Borisov (1) dhe Arsenal (1).

Me Ajax ai luajti 2 ndeshje në fazën paraprake të Champions-it, në sezonin 2007-2008 dhe 4 ndeshje në të njëjtën periudhë të sezonit 2010-2011. Të tjerat, 5 ndeshje, i zhvilloi në fazën e grupit të sezonit 2010-2011. Ekipi i njohur i Amsterdamit e përfundoi grupin në vendin e tretë, prapa Real Madridit dhe Milanit. Më tej vazhdoi të luante në Ligën e Europës.

 

Related posts

“SADIO MANE KISHTE NJË VIT TË SHKËLQYER”/ “Pleshti” i habitur: Është turp ta shikosh të…

Delo.autor

MCGREGOR VENDOS REKORD NË RIKTHIM/ Ja shifra e frikshme që do të fitojë

Delo.autor

PANIK DHE FRIKË/ Shmanget tragjedia: Futbollisti SHQIPTAR i shpëton jetën shokut të ekipit

Isa.Autor

Leave a Comment