Futboll La Liga Sport

Kriza e Marselos/ Braziliani rrezikon edhe derbin. Akuza për rendimentin e dobët në…

Do të jetë mungesa e Kristiano Ronal dos? Do të jetë oferta e bërë nga Juventusi për ta larguar nga Madridi, siç raportuan pak ditë më parë në Spanjë? Ku i dihet… Por, nga anët e “Santiago Bernabeut” kanë nisur të humbin durimin me një prej liderëve të skuadrës dhe realisht situata po nxehet shumë. Po flasim për Marselon, i cili duket se tashmë rrezikon seriozisht vendin në mbrojtjen e Realit të Madridit.

Është e bindur për këtë e përditshmja kryeqytetase “As”, e cila analizon sesi në këtë fillimsezoni, braziliani ka qenë vrasës në fazën ofensive, por ka shtuar së tepërmi përgjumjen në detyrat mbrojtëse, lëshime këto në prapavijë, që kanë kushtuar disi edhe në vitet e kaluara, por që kurrsesi nuk kanë hapur kaq diskutime sa sivjet.

SHPËRQENDRIME – Konkretisht, që kur Marselo ka mbetur “jetim” i shokut të tij më të mirë te Reali, Kristianos, rendimenti i tij ka ardhur vetëm në rënie. Në ndeshjen kundër Sevijës, mbrojtësi i majtë është kritikuar shpesh nga Lopetegui dhe qoftë në aksionin e 1-0 të Andre Silvës, ashtu sikurse në rastin e 3-0 të Bej Jederit, golat kanë ardhur nga korsia e tij, por ajo që shqetëson është fakti se sivjet është bërë diçka normale, gjithmonë sipas “As”, që të shohësh Marselon të ndjekë kundërshtarin direkt në kohë vonesë, si rrjedhojë e pozicionimit të gabuar. Dhe të gjitha këto shpërqendrime mund t’i kushtojnë shtrenjtë atij, aq sa në pritje të derbit me Atletikon e Madridin, edhe Marselo, që për të tretën herë në pesë vitet e fundit është zgjedhur si mbrojtësi i majtë më i mirë në botë, mund të ulet në pankinë.

DËMTIMI – Ndoshta për ta dënuar apo edhe zgjuar, por mbi Marselon ka edhe një hije dyshimi, ndaj në pritje të sfidës së të shtunës me Atletikon, trajneri Lopetegui duhet të reflektojë edhe mbi një dëmtim të mundshëm, mbi të cilin vetëm lojtari është ankuar. Jo më kot, ishte mëngjarashi që ndaj Sevijës kërkoi vetë të dilte nga fusha, si rrjedhojë e një shqetësimi muskulor. Por, në pritje për të mësuar sot të vërtetën mbi Marselon, tek Atletiko shpresojnë që të gjitha këto aludime të jenë të vërteta dhe në këtë mënyrë, skuadra e Simeones mund të ketë një Grizman që të lëvizë më lirshëm në korsinë e majtë.

 

Related posts

KUALIFIKIMET EURO 2020/ Ja çfarë thanë trajnerët e kombëtarëve rivale të Kosovës…

Isa.Autor

VAZHDON REVOLUCIONIN NGA “THEMELET”/ Ja 6 emrat që Ronaldo kërkon tek Juventusi në verë (FOTO)

Delo.autor

DYSHIME MBI TË ARDHMEN E TIJ/ Mohamed Salah “ZHDUKET” pas mesazhit ENIGMATIK (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment